Tiranë, foto nga pastrimi i inerteve

FOTOT/ Nga dyshekët, tek kolltuqet dhe televizorët, bashkia e Tiranës aksion pastrimi në të gjitha njësitë

27 Janar, 09:33| Përditesimi: 27 Janar, 09:50

  • Share

Bashkia Tiranë, po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi gjithë njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet, por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme.

Dyshekë, kolltukë, televizorë, goma apo materiale ndërtimit të hedhur pa kujdes apo për të uzurpuar hapësirat publike me qëllim parkimin e automjeteve janë disa prej objekteve që janë hequr nga punonjësit e ndërmarrjes Nr. 1 të Bashkisë.

Përmes mjeteve të rënda është mundësuar që të bëhet largimi i mbetjeve të ngurta dhe i grumbujve të plehrave të cilat ishin kthyer jo vetëm në burim infeksioni, por njëkohësisht edhe në rrezik aksidentesh.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tafil Ibriku: 27/01/2024 18:41

    Dilni nji xhiro te kompleksi Fratari, shikoni si uzurpohen vendet e parkimit prane lokaleve, e banoret vine verdalle neper lagje per parkim, e ne fund perfundojne te parkimet private

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?