Kalaja e Gjirokastrës është një prej këtyre destinacioneve që tërheqin gjithnjë e më shumë tursitët e huaj, falë vlerave historike dhe arkitektonike. Ajo vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kalaja e Gjirokastrës që çdo ditë vizitohet nga turistë nga e gjithë bota.
Vetëm për muajin korrik numri i turistëve që kanë vizituar kalanë e Gjirokastrës është rritur me 13.78%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa shifrat arrijnë në 116,35% nëse krahasohen me dy vjet më parë.