Foto ilustruese

Sociale

Nga e marta temperaturat ulen në -8 gradë, i ftohti siberian mbërrin në Shqipëri! Priten reshje dëbore dhe në zona të ulëta

28 Nëntor 2021, 22:01| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 23:10

  • Share

Gjatë ditës së sotme vendi ynë është ndikuar nga kushte atmosferikë të paqëndrueshme me reshje shiu e rrebeshe në pjesën më të madhe në vendit. Ndërkohë që java pritet që të ketë rënie të ndjeshme temperaturash si dhe reshje bore.

Sipas Meteoalb e marta do të sjellë të ftohtin Siberian, me reshje shiu e borë në gjithë zonat malore, ku më problematike do të jenë zonat verilindore. Temperaturat në zonat malore të mërkurën pritet të zbresin deri në -8 gradë, ndërsa reshjet nuk parashikohet që të ketë.

Por të enjten dhe të premten do të rikthehen reshjet e dëborës, të cilat pritet që të prekin edhe zonat e ulëta. Po ashtu edhe fundjava, do të mbetet nën ndikimin e reshjeve të dëborës e shiut. Kjo javë është e ndarë nga dy rryma ajrore, një që vjen nga poli i Veriut dhe një tjetër e ngrohet nga jugu i Europës, ndaj luhatja e temperaturës dhe e paqëndrushmëria e motit është evidente.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?