Nga e mërkura pritet të zbresin temperaturat, si parashikohet moti gjatë muajit nëntor, Meteorologia: Të premten rikthehen reshjet e shiut

30 Tetor 2023, 12:14| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 12:26

  • Share

Këtë javë futemi në muajin nëntor, muaj i cili parashikohet që të vijë më tipare të vjeshtës, me temperatura më të freskëta.

Anira Gjoni, nga IGJEUM, në një intervistë për Report Tv tha se nga e mërkura temperaturat pritet që të zbresin deri në 4-5 gradë por megjithatë, e thënë në përgjithësi do të qëndrojnë me vlera më të larta sesa jemi mësuar.

‘Nga e mërkura presim që temperaturat të zbresin, prej 4-5 gradësh. Nëse flasim për të një parashikim afatmesëm presim që muaji nëntor të jetë në vlert e temperaturave me rënie, por e thënë në përgjithësi do të qëndrojmë me vlera më të larta sesa jemi mësuar. Ne po përjetojmë muaj që janë më të ngrohtë sesa referuar mesatareve shumëvjeçare.’- tha Gjoni.

Po ashtu meteorologia u shpreh se muaji nëntor pritet të shoqërohet edhe me reshje shiu.

‘Dita e premte, e shtunë do të jenë me reshje. Presim që ky nëntor të shoqërohet me reshje shiu. Për ditën e nesërme presim që qarqet e veriut Shkodra dhe Kukësi të kenë më shumë reshje, sa i takon të premtes do të ketë pothuajse në gjithë vendin.’- tha Gjoni.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?