Beleri dhe Mitsotakis

Nga e merrni frymëzimin për të na kërcënuar?

23 Gusht 2023, 16:31| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 16:32

  • Share

Nuk është aq problem se i refuzuan dy zjarrëfikëset që ju afruam si ndihmë për situatat që kalojnë, por mesazhi që japin! Se sa i pahijshëm tingëllon, është bizantinizmi i traditës greke që i shpjegon, si sinonim i komplekseve të panevojshme, por të përhershme, që vuajnë me fqinjët.

Në kërcënimet e Micotaqis, ministrave të tij, madje dhe disa kryetarë bashkie të qyteteve të Greqisë, bie menjëherë në sy prirja e tyre për të ngjallur dëshpërim e frikë. Në armaturën e BE-së, ku lëvizin lirshëm, ata zgjedhin si armë herë mbylljen e dyerve për ne dhe, herë-herë, premtojnë prerjen e ndonjë ndihme që i vinte Shqipërisë, si vend të cilit 20 vjet më parë në Selanik i ishte premtuar se të ardhmen do e kish në Bashkimin Europian. Në pamje të parë duket sikur e kanë vetëm me kryeministrin Rama, ndërkohë që kërcënimet i drejtohen popullit. Për të krijuar përshtypjen se e kanë me Ramën, u vjen në ndihmë edhe skota e horrave shqiptarë, që s’kanë ditur të bëjnë punë tjetër përpos se të ngulen si morra në politikë.

Që Ballkani Perëndimor edhe pas 20 vjetësh (dhe besoj se do kalojnë edhe 20 vjet të tjera) nuk është bërë pjesë politike dhe ekonomike e familjes europiane, ka një përgjegjës, që quhet Greqi! Ajo e ka parë veten si tutore dhe vendimmarrëse për Shqipërinë e Maqedoninë. I ka mbajtur peng këto vënde përmes vetos “bizantine”, herë për emrin, herë “për të drejtat e minoritetit”, herë për varreza, herë për limitimet kufitare.

Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.

Përdorimi i termit “Bizantin” për grekët nuk është fyes, por e merr një kuptim të tillë nga koha kur Europa e civilizuar filloi të përdorë “Bizantinizmin”, kur i duhej të jepte shembuj mbi humbjen në pyetje dhe hollësi të tepruara (referuar polemikave teologjike të shpeshta në botën bizantine); me ndërlikimet e kota burokratike, me aludimet për zakonet e ceremoni të ekzagjeruara dhe dekadente, por sidomos me kurthet e zyrave e kulisat e përtej zyrave. Pikërisht, termin “Bizantinizim”, Europa e përdori tashmë si epitet fyes.

Këtë epitet ja dhanë grekët, të cilët, sapo ra pjesa perëndimore e Perandorisë Romake, në lindje e bënë administratën, pushtetin, organizimin në greqisht. Zakonet ishin bërë kaq të ndryshme nga ato të kohës së Cezarit dhe Oktavianit. Ata fillojnë ta quajnë “bizantine” sepse gjuha zyrtare bëhet greqishtja dhe zyrat shndërrohen në këtë gjuhë. Bizant e bizantin u tingëllonte më mirë se Rum e Kostandinopojë.

Micotaqis nuk është njeri i lirë dhe as që mundet të jetë i lirë! Si kryeministër ai ju është nënshtruar traditave të bizantinizmit, ku janë ngulur prej shekujsh në marrëdhënje me fqinjët shtyllat mbështetëse: nacionalizmi helen dhe kisha. Duhet të jesh i kufizuar nga ana morale dhe mendore që të organizosh një takim shumështetesh në përkujtim të një vendimi të BE-së për zgjerimin e saj dhe të përjashtosh një shtet nga pjesëmarrja. Buzëqeshjet e shkëmbyera, fotot dhe sjelljet hipokrite mbi “mbarëvajtjen”, nuk penguan që të nesërmen mediat europiane të zbulojnë e nxjerrin në pah çorbën e takimit, ku më së shumti ranë në sy Ukraina, u fol për të, për Moldavinë, për çka i kërkohet Serbisë në qendrimin ndaj Rusisë… dhe nuk u nxorr asnjë përfundim mbi ecurinë e proçesit, që ishte strumbullari e qëllimi i takimit.

Si mundesh të jesh e kënaqur Ti BE nga organizmi dhe përfundimi i takimit, kur një ditë përpara këtij takimi Greqia zyrtare i bën të njohur Shqipërisë “…të mos ushqejë shpresë” se do hyjë në BE?! Një vëndi, ashtu si një njeriu, mund me përdorimin e forcës t’i ndalosh çdo gjë, por jo shpresën për të ardhmen!

“Mjekësi e dhunshme” titullohet një roman i shkrimtarit Arthur Hailey, ku artistikisht tregohet se si një çift shkencëtarësh, me kalimin e viteve, fillojnë të kuptojnë se shefat e tyre nuk janë të shtyrë nga dëshira për të zhdukur sëmundjet, por nga lakmia. Pasuri e madhe mund të bëhet në çështjet e jetës dhe vdekjes, ata nuk e kanë problem të të marrin gjakun e jetën. Ky roman më ndërmendet për rolin që ka marrë përsipër Greqia e që ja ka besuar BE_ja, për të marrë “për dore” vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. E kanë lënë të luajë një rol, pushtet të cilin ja ka dhënë Bashkimi Europian, por që ajo e përdor përpos se për intersat e saj dhe kundër fqinjëve.

Kundër fqinjëve do të thotë: kundër Ballkanit Perëndimor në Europë! Kjo çka lexojmë ne është lehtësisht e lexueshme edhe nga BE.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?