KQZ-ja u ka dërguar pothuaj 246 mijë zarfe emigrantëve të regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Sot, tetë ditë para ditës së zgjedhjeve, kanë mbëritur në KQZ pothuaj 132 mijë vota nga emigrantët, ose 53.5% (shihni tabelën e mëposhtme).
Sipas përqindjes së mbërritjes së votave në KQZ, kryesojnë qarqet Durrës (64.7%), Tiranë (60.7%), Dibër (59.3%). Fundin e tabelës e mbyllin qarqet Vlorë (45.1%), Korçë (44.6%), Gjirokastër (38.8%).
Qarqet jugore duket se vuajnë nga ngadalësia e filialit të DHL-së në Greqi, ku pothuaj çereku i të regjistruarve për të votuar nuk i kanë marrë ende në dorëzim zarfet e dërguara nga KQZ. Informacione episodike nga zona të ndryshme të Greqisë, bëjnë fjalë për zgjedhës që banojnë në zona rurale atje, që u duhet të shkojnë 1 orë larg për të marrë zarfin, ose për zarfe që u lihen nëpër dyqanka apo nëpër fqinjë.
KQZ-ja duhet ta zgjidhë problemin e Greqisë me DHL, sa ka ende kohë deri më 11 maj!
Komente

Durrsaket me te qyteteruar si gjithnje.
Përgjigju