Enver Hoxha dhe Sali Berisha

Opinion

Nga Enveri tek Saliu

25 Nëntor 2021, 09:44| Përditesimi: 25 Nëntor 2021, 09:46

  • Share

Enver Hoxha u be sunduesi me antiamerikan i Europes jo per shkaqe ideologjike, por ngaqe perfaqesuesit e misionit amerikan ne Shqiperi e percmonin si nje tip pa intelekt e pa kulture, si nje temperament me prirje te theksuara terroriste.

Per t’i siguruar vetes sundimin, Enver Hoxha preu cdo lidhje me sponsorin kryesor te mbijeteses se shtetit shqiptar, e izoloi vendin nga perendimi, dhe orkestroi per pragmatizem personal, avazin propogandistik me antiamerikan te kontinentit.

U duk se ne vitin 1990, populli shqiptar tha ,”Kurre me,” por nuk qe e thene. 30 vjet me vone, Sali Berisha, nje tjeter monster, po aq e rrezikshme, ka marre flamurin e reckosur te antiamerikanizmit per te nisur nje aventure po aq te neveritshme, e po aq te rrezikshme sa ajo e Enver Hoxhes.

Kete here rrethanat, per fat te mire nuk jane te njejtat. Shqiperia e vitit 2021, nje vend i NATO-s, nuk eshte ajo e vitit 1944.

Sali Berisha eshte ne esence nje enverist pa Enverin, nje temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nje kapitulli te erret ne historine shqiptare.

Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 janarit te ekzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…

Llumi i llaftores se tij ambulante nuk e shplan dot zullimin e as zavallet qe ky tiran i erret ju ka sjelle Shqiptareve. Rekrutet e tij mediatike, ato kamikaze “ylefesh” dhe gjithe vulgu i sylesheve te tjere, jane shume pak per t’ja zgjatur grahmat e fundit.

Te vdekurit vazhdojne ti zgjaten floket dhe thonjte, por i vdekuri kurre s’mund te ringrihet.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?