Nga fëmijë në adoleshent, plani në heshtje i një gjakmarrjeje

24 Janar 2022, 14:12| Përditesimi: 24 Janar 2022, 15:27

  • Share

Florian Përvathi, i cili mori gjakun e babait të tij, Gjon Përvathi, ishte 4 vjeç kur humbi të atin. Ai nuk e pa kur fqinji i tyre Ndue Lekgjonaj e qëlloi me pushkë dhe la të vrarë brenda në zetor. As kur autori duke u larguar me shpejtësi për të mos u kapur nga policia, i aksidentoi vëllanë e madh. Por ishte në shtëpi kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Gjyshërit Përvathi e morën Florianin dhe e larguan nga shtëpia, larg dy xhenazeve burrë e grua. 4-vjeçari rikthehet në familje disa ditë më vonë, kur nënë e babë ishin përcjellë në banesën e fundit dhe vëllai ndodhej në spital.

Fëmija kalonte orë e ditë të ashpra pranë plakut të shtëpisë që e mbante gjithmonë me vete. Aty mësoi që babai iu vra pas një nate, ku kishte kthyer dy gota alkool dhe qëlloi me armë mbi çatinë e fqinjëve.

Të mëdhenjtë i treguan se nëna e tij helmoi veten se nuk përballoi dot dy vdekje në një shtëpi, siç kujtoi ajo që pas burrit i vranë edhe djalin e madh. Familja Përvathi nuk pranoi pleqtë për pajtim edhe pse u tentua disa herë. Të gjithë në Manati të Lezhës e dinin se Përvathët dhe Lekgjonajt ishin në gjak! Me hasmit komshinj, me kalimin e viteve Floriani mësoi nga të moshuarit se gjaku i babait të tij nuk ishte falur.

Nuk dihet kur Floriani, sot 17-vjeçar vendosi të zbatonte ligjet e kanunit, por ai nuk e bisedoi me askënd planin. Vdekja e gjyshit e ashpërsoi më shumë adoleshentin; Nuk luante e as qeshte më bashkëmoshatarët. Ditët iu ngrysën edhe më shumë kur vëllai i tij i përfundon në burg. Jeta vërtitej sa në derën e njërit xhaxha në derën e tezes.

Sot ai vendosi të mbyllë hesapet me kanunin dhe veten e tij. Kur Lek Lekgjonaj, vëllai i vrasësit të babait po futej në shtëpi, Floriani iu afrua dhe qëlloi me pistoletë. Më pas iu dorëzua policisë dhe tha: Po unë e vrava!

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berlinezi: 24/01/2022 21:37

    Nuk jam per Gjakmarrje sepse shuhen dy Familje, por Familja e Viktimes ja ka shkaterruar Jeten ketije Adoleshenti pa dale mire nga Levozhga. Nuk kam cte them me gjate, por do ti lutesha Gjygjtarit dhe Prokurorit qe te cermojne ne Boshlliqet e Neneve dhe ti japin ketije Djali Minimumin e Minimumit boll ja ka prishur Jeten Familja e Viktimes.Jepini ju lutem nje Shans te dyte per ta filluar Jeten nga e para kur te dali nga Sketerra.

    Përgjigju
  • Turi shkoder: 24/01/2022 15:49

    Kur nuk ka shtet duhet vepruar me kanun. Edhe kanuni ka dal kur nuk ka pas SHTET

    Përgjigju
  • Kanuni: 24/01/2022 15:09

    Pse nuk vrau vrasesin po vellane e vrasesit? Nese vrasesi asht n'burg, djali ka ba gabim qe i ka vra vllane.

    Përgjigju
    • Franc: 25/01/2022 12:11

      Vrasesi ja dal nga burgu, sic dalin te gjithe vrasesit ne Shqiperi pa bere vitet, dhe bon jeten jashte vendit.

    • DAJTI: 24/01/2022 15:46

      Te isha une ne vendin e atit do i kisha shujt si familje

  • I drejti: 24/01/2022 14:21

    Te mos futen në burb fare . I kan shkatrruar jeten femirin dashurin te gjith te zezat ja paska bo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?