Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat, ku 4 persona mbetën të plagosur, mes tyre dy fëmijët e pronarit të “Pelikan Security”, shoku i tyre 19-vjeçar Kian Mullahi dhe shoferi Arens Stafa 34-vjeç. Dy autorë me motor i kanë qëlluar me breshëri plumbash tek Tregu Agro Ushqimor në Tiranë, por dyshimet janë se autorët donin të ekzekutonin gruan e Roan Brahimit.
Dy djemtë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se po dërgohen për kurim në Itali, të shoqëruar nga një ekip i specializuar.
Deri para nisjes për Itali, 11-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Traumës, së bashku me vëllanë e tij 17 vjeç, i cili më pas u dërgua në një spital privat në Tiranë, pasi gjendja e tij u stabilizua.
Dinamika e atentatit
Dy djemtë e pronarit të "Pelikani Security" bashkë me shokun e tyre, të shoqëruar nga shoferi i kompanisë, ishin duke festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe mësohet se kanë qenë në Pjezë të Shijakut te “Arena Karting Albania”, pistë për gara me makina. Ata kanë qenë të shoqëruar nga shoferi Arens Stafa 34-vjeç dhe kur kanë qenë duke u kthyer për në banesat e tyre në Lundër, në një prej rezidencave luksoze në kryeqytet, kur autorët i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Gjatë kthimit, janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21:30 për vijuar ecjen në autostradë. Në këto momente autorët që dyshohet se kanë qenë dy, i kanë zënë në pritë me një motor dhe i janë afruar mjetit luksoz “G Class” dhe kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.
Më pas autorët larguar në drejtim të paditur. Shoferi 34-vjeçar në përpjekje për t’iu larguar autorëve ka vijuar të drejtojë mjetin deri në afërsi të Lundrës, aty ku dyshohet se është përplasur pasi nuk kanë funksionuar frenat dhe më pas ka humbur edhe ndjenjat. Kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë gjetur të plagosur dhe më pas i kanë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.
Kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë gjetur të plagosur dhe më pas i kanë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes. 34-vjeçari shoferi dhe 19-vjeçari Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut, ndërsa 17-vjeçari në gjendje stabël, kurse 11-vjeçari në gjendje më të rënduar. 17-vjeçari dhe 19-vjeçari pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Traumës janë dërguar në spital privat.
Autorët e atentatit janë larguar në drejtim të paditur. Deri tani, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë apo informacion për identifikimin e tyre. Dy kanë qenë në motor, por hetuesit kanë dyshime se më pas autorët i ka pritur një person tjetër me një automjet dhe janë larguar. Policia deri tani nuk ka gjetur as motorin dhe as ndonjë automjet tjetër të djegur, siç ndodh rëndom në çdo ngjarje kriminale për te fshehur gjurmët.
Të plagosurit, të cilët janë marrë në pyetje, kanë pohuar se nuk kanë pasur konflikte me askënd dhe nuk kanë mundur të identifikojnë autorët e sulmit. Ata gjithashtu kanë theksuar se nuk kanë precedentë penalë, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka pasur probleme me drejtësinë në të kaluarën.
Komente

Zot, tregohu i meshirshem me keta femije, shpetoji o Zot! E merr hak ndaj ketyre vemjeve. Hakmarrja te takon ty o i Madhi Zot!
Përgjigju