Foto ilustruese

Nga festa ne spital, helmohen mbi 700 anëtarë të stafit të kompanisë ajrore Airbus Atlantic

23 Dhjetor 2023, 10:42
  • Share

Më shumë se 700 punonjës të kompanisë ajrore Airbus Atlantic besohet se janë sëmurë pas darkës së Krishtlindjeve, sipas autoriteteve shëndetësore në Francë.

Punonjësit kishin të vjella dhe diarre. Është e paqartë se çfarë ishte në menynë e festës festive të kthyer në makth para Krishtlindjeve.

Airbus Atlantic është një degë e prodhuesit më të madh të avionëve në botë, raporton BBC.

Kompania nuk dha detaje rreth ushqimit që mund t'i kishte helmuar njerëzit në darkën e Krishtlindjeve.

Një hetim ka nisur për të gjetur se nga çfarë ushqimi u helmuan punonjësit, tha organizata për agjencinë e lajmeve AFP.

Airbus punëson 134 mijë njerëz dhe ofron produkte dhe shërbime në industrinë e avionëve, helikopterëve, mbrojtjes, hapësirës dhe sigurisë.

Në një incident të veçantë në Francë në fillim të këtij viti, një numër njerëzish u sëmurën dhe një shtetas grek humbi jetën, pasi u prek nga sëmundja e rrallë e shkaktuar nga ushqimi, në një restorant në Bordo.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?