Mallra të pezulluar për qarkullim nga Administrata Doganore

Dogana bllokoi 10 650 kg çamçakëza që vinin nga Kina, ishin të falsifikuara! U bllokuan dhe 40 911 veshje 'fake'

15 Nëntor, 10:49| Përditesimi: 15 Nëntor, 11:08

  • Share

TIRANË - Nga fillimi i vitit 2024, Administrata Doganore, si institucion ligjzbatues përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, ka pezulluar për çlirimin në qarkullim të lirë 40911 copë veshje të ndryshme dhe aksesorë, të cilat dyshohej se shkelnin pronësi intelektuale të markave tregtare të Louis Vuitton, Moncler, Lacoste, Tommy Hilfiger, Channel, Adidas, Prada, Emporio Armani, Calvin Klein, Miu Miu, Nokia etj., për të cilat ka një aplikim për veprim të miratuar pranë Autoritetit Doganor.

Gjithashtu, vlen të përmendim se gjatë vitit 2024, ADSH, ka pezulluar 10650 kg çamcakëza të importuar nga Kina, të markës tregtare “Orbit”, të cilat u konfirmuan nga mbajtësi i së drejtës, se ishin të falsifikuar dhe mund të rezultonin shumë të dëmshëm për shëndetin e konsumatorit shqiptar.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alex: 15/11/2024 11:02

    Pakistaneze keni marre per gazetare ??????? Jane pezulluar veshjet ........!!!!!!! Me mire do ishte qe i kane terhequr vemendjen veshjeve qe te mos e perseritin me gabimin te kalojne doganen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?