Nga fronti i luftës/ Ukraina shkatërron me dronë 4 baza ajrore ruse dhe kap 100 ushtarë rob! Moska i përgjigjet me raketa

15 Gusht, 09:15| Përditesimi: 15 Gusht, 16:17

  • Share

Lufta Ukrainë-Rusi po shkon drejt përshkallëzimit, ku njëra palë ka nisur ‘pushtimin’ e tjetrës dhe kjo e fundit ka nxjerrë armatimet e rënda, në një sulm me front të hapur dhe me raketa e bombardime.

Autoritetet e rajonit rus të Kurskut, skenë e ofensivës ukrainase prej gati 10 ditësh, kanë vendosur për evakuimin e detyrueshëm të banorëve të rrethit Glushkovsky, një territor me gati 18 mijë banorë. Kjo u raportua nga guvernatori i përkohshëm i rajonit Aleksei Smirnov, në “Telegram”.

"Procesi i evakuimit të banorëve lokalë do të koordinohet nga policia, ushtria, administrata lokale dhe anëtarët e Qendrës Patriotike Kursk. Kërkoj nga të gjithë të ndjekin rekomandimet", thuhet në komunikatën e lëshuar nga kreu i rajonit, raporton “La Repubblica”.

Më parë, urdhri i evakuimit ishte lëshuar vetëm për Glushkovo, qendra administrative e rrethit Glushkovsky, në kufi me Ukrainën. Në vijë të drejtë, nga Glushkova deri në kufi janë rreth shtatë kilometra.

Ukraina konfirmon sulmin në 4 baza ajrore në 3 rajone ruse

Përparimi i Ukrainës në Kursk vazhdon. Ukraina sulmoi gjithashtu katër baza ajrore ruse me dronë dhe njoftoi se kapi 100 të burgosur rob. Moska mohon përparimin e Ukrainës, por lëviz trupat.

“Ne po krijojmë një zonë tampon për të parandaluar që Moska të godasë nga ai rajon”, tha Kievi.

Edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës konfirmoi se sulmoi katër fusha ajrore ushtarake në rajonet ruse të Kursk, Voronezh dhe Nizhny Novgorod natën e 13-14 gushtit.

Bastisja u krye nga njësitë e Forcave Ajrore dhe Forcave të Operacioneve Speciale në bashkëpunim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës dhe Inteligjencën e Mbrojtjes, saktësohet. Aeroportet e Khalino, Savasleyka, Borisoglebsk dhe Baltimore u sulmuan. Kievi thotë se avionët ushtarakë rusë, përfshirë avionët luftarakë-bombardues Su-34 dhe Su-35, janë të vendosur në baza të tilla. Forcat e Armatosura të Ukrainës saktësojnë se objektivat kryesore të sulmit ishin depot e karburantit, lubrifikantëve dhe armëve për aviacionin armik.

Ukrainë: Bastisjet ruse në Kharkiv dhe Odessa, 2 të vdekur dhe 4 të plagosur

Një dron rus goditi një makinë mbrëmë (14 Gusht), në rajonin ukrainas të Kharkiv, duke vrarë dy mjekë ushtarakë dhe duke plagosur tre persona të tjerë, ndërsa në rajonin e Odessa një raketë e forcave të Moskës ra në zonën e portit, duke plagosur një shofer kamioni. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale, të cituara nga mediat e Kievit.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 15/08/2024 09:27

    Ore do ti lini keto mashtrime se na keni lodhur keto dy vjet , jo do shkaterrohet Rusia per aq muaj , Putin do vdes etj etj nderkohe ata po e bejne naton pershesh nga ana tjeter . Kane derguar ca ushtare gjoja pushtuan Rusine ne nje zone jo ishtarake dhe fundi atyre dihet do ikin per lesh dhe kaq ishte pseudo fitorja e Ukrainasve

    Përgjigju
    • Lindi: 15/08/2024 20:11

      Beno, Rusia rron në mendjen tende sr në fushën e luftës ka vdek. Ukraina po i heq brekët.

    • Xhoni: 15/08/2024 14:30

      Jepu 50

    • Drini: 15/08/2024 13:06

      Po.mo beni filorus po, po putini i beri 2 vjet e gjysem e ka ngelur si derri ne lluc

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?