Foto ilustruese

Bota

‘Nga fshati i gruas!’ Shqiptari s’i shpëton dot arrestimit, edhe pse mori mbiemrin e gruas pas martesës! U rikthye ilegalisht në Itali pas dëbimit

28 Mars, 21:46| Përditesimi: 28 Mars, 21:51

  • Share

Itali- Karabinierët italianë në Siculiana (Siçili) arrestuan një shqiptar 25-vjeçar, i akuzuar për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm në territor.

I riu ishte dëbuar nga Italia në muajin nëntor 2023, por u rikthye ilegalisht në vend, duke iu shmangur kontrolleve kufitar. Dhe këtë e ka arritur fal një strategjie martesore.

Pikërisht pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

Por përpjekja e tij për t'iu shmangur identifikimit, u zbulua nga ushtria gjatë një kontrolli territori. Hetimet e thelluara, përfshirë verifikimin e gjurmëve të gishtërinjve, konfirmuan praninë e tij të parregullt në Itali, informon media.

Arrestimi i kryer në flagrancë u vërtetua nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike Agrigento. Në përfundim të procesit u vendos ridëbimi i tij nga vendi, pasi të vuajë dënimin që do jepet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 30/03/2025 23:00

    Por shenjat e gishtave nuk i nderron dot .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?