Foto ilustruese

Nga Fushë-Kruja në Gjirokastër për të transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 53 vjeçari

10 Nëntor 2022, 15:36| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 15:39

  • Share

Një 53 vjeçar me banim në Fushë Krujë është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër, teksa është kapur në flagrancë në përpjekje për të transportuar 3 emigrantë të paligjshëm.

53 vjeçari, A.Gj u kap në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit” duke drejtuar mjetin e tij tip “Voksëagen” ku ndodheshin edhe tre emigrantë nga vendet e Afrikës së Veriut të cilët do të paguanin një shumë parash në këmbim të kufirit, për t’u nisur më pas drejt vendeve të BE.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?