Kryesisht futbolli, por të gjithë sportet në vend sot i janë bashkënbgjitur urimeve për 111-vjetorin e Pavarësië së Shqipërisë. Fillimisht ka qenë federata e futbollit që ka ndarë momentet më të bukura të kualifikuesve 2024, teksa lojtarët festojnë me ngjyrat kuqezi.
Disa futbollistë të kombëtares si Strakosha, Muçi, Daku, Gjasula, Bajrami dhe Asani uruan në veçanti në rrjetet sociale. Në mesin e tyre nuk munguan as Xhaka me Shaqirin, shqiptarët të cilët përfaqësojnë Zvicrën.
Urimeve u bashkëngjiten edhe klubet e Superligës, me Partizanin ku protagonist ishin futbollistët e kuq nga të gjithë trojet e Shqipërisë.
Te Tirana i madh e i vogël i është dedikuar kësaj feste të rëndësishme. Futbollistët dhe fëmijët e tyre ishin veshur me veshje tradicionale.
Klube të futbollit në Shqipëri si Vllaznia, Teuta, Kastrioti e Tërbuni kishin zgjedhur një mënyrë tjetër.
Ndërkohë urimet nuk munguan as nga shumë federata sportive në vend, ndërsa në veçanti edhe Zelimkhan Abakarov, mundësi çeçen i shpallur kampion bote me Shqipërinë. Pa harruar Luiza Gegën, Erkand Qerimajn apo Briken Caljen, sportistë të cilët kanë ndëruar flamurin kuqezi në gara të ndryshme.