Një përmbysje dramatikë për Kosovën në Ligën e Kombeve. Teksa po i gëzohej një avantazhi në transfetë kundër Irlandës së Veriut në minutat e fundit të ndeshjes ‘dardanët’ janë përmbysur.
Në pjesën e dytë ishte Vedat Muriqi ai i cili realizoi i pari, duke bërë që Kosova të shpërthentë në festë. Gjithsesi ky gëzim do zgjaste deri në minutën e 82 kur Ëhyte arriti të baraspeshonte edhe njëherë shifrat. Në vijim situate do bëhej edhe më e zymtë, pasi vendasit në limitet e shtesës, kur tabela shënonte minutën e 93’ arritën të përmbysnin dhe të vulosnin rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore Irlanda e Veriut mban shpresë për vendin e dytë që mbahet nga Kosova, ndersa aktualisht renditet e treta me 5 pikë, 1 më pak se ‘darndanët’.