Me aktin normativ përcaktohet se do të kontrollohet pasuria e vendosur në mënyrë të paligjshme jo vetëm te i dyshuari kryesor, i dënuar me vendim të formës së prerë apo në hetim, por edhe te familjarët e tyre. Struktura do të verifikojë pasurinë për bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit, pasi prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta. Gjithashtu pasuria do të bllokohet edhe për personat që janë përdorur për veprimtarinë e paligjshme dhe për ata që janë sinjalizuar nga partnerët.
Akti Normativ
Dispozitat e këtij kreu për masat parandaluese me karakter pasuror do të zbatohen:
a) Për subjektet e përmendura në nenin 5;
b) Për personat fizikë dhe juridikë të njoftuar nga Komiteti i Sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ose një organ tjetër kompetent ndërkombëtar për të urdhëruar ngrirjen e fondeve ose burimeve ekonomike, kur ka dyshime të arsyeshme për të besuar se fondet ose burimet mund të shpërndahen, tëfshihen ose tëpërdoren për financimin e organizatave ose aktiviteteve terroriste, përfshirë ato ndërkombëtare.
c) Ndaj pasurive të personave të parashikuar në nenin 5, të këtij aktinormativ, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë të tërthortë nga:
i. personat e afërm (bashkëshortët, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit dhe motrat, bashkëjetuesit për periudhën e 5 viteve të fundit) për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;
ii. personat fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të tërthortë nga personat e parashikuar në nenin 5, si subjekte të këtij akti normativ, ose janë përdorur, kanë lehtësuar apo kanë ndikuar në një formë të caktuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme prej tyre.
Lajmi kryesor: