'Ju e keni bo këtë, gabim i rëndë'/ Hetimi për drogë zbuloi mafien e tokave në Lezhë, sherr në familjen e Arben Ndokës

22 Tetor 2018, 18:05| Përditesimi: 22 Tetor 2018, 19:10

  • Share

Hetimi për Gjevi Ndokën, vëllain e ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, për trafik droge, rezulton se ka zbuluar dhe aferën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe tjetërsimin e pronave në qarkun e lezhës dhe zonën turistike rana e hedhun. Sipas Prokurorisë, Gjevi Ndoka, në periudhën pas 2013 ka qenë pjesëtarë i stafit të Prefekturës Lezhë. Si pjesë e kësaj administrare, thotë Prokuroria, ai ka krijuar lidhje me shumë zyrtarë lokalë përfshirë ata të Hipotekës dhe ata të ALUIZNI-t si dhe noterë.

Gjevi Noka sipas hetimeve, përgjimeve dhe transkripteve rezulton se në bashkëpunim me persona të tjerë duke falsifikuar dokumente përfitojnë toka shtetërore duke i kthyer në prona të tyre apo tek persona të afërt. Gjevi Ndoka nis operacionin e tij të tjetërsimit të pronave duke kërkuar nga një person me profesion Topograf foto dhe filmime të hartave të pronave në atë zonë për të kuptuar nëse kanë apo jo ndërhyrje apo pronarë.

Zona ku operonte grupi kriminal i drejtuar nga Gjevi Ndoka njohur dhe si Xhevahir Ndoka ishin pronat në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rencit. Për herë të parë emri i ish-deputetit Arben Ndoka del pasi ai thirret nga policia lokale për një sqarim në lidhje me një hetim që po bëhej për tjetërsimin e pronave që sipas dosjes rezulton se janë përdorur edhe për ndërtime pallatesh.

Në praktikën nr. 1018 e 13 korrikut 2015 të sekuestruar nga Krimet e Rënda rezulton se Arben Ndoka sëbashku me vëllain e tij Gjevi dhe familjarë të tjerë, ndërhyjnë tek zyrtarë lokalë duke i korruptuar apo shantazhuar, duke përfituar toka kryesisht në bregdet. Gjatë përgjimeve hetuesit kanë zbuluar një konflikt të rëndë të nisur në familjen Ndoka për një pronë 4500 afro 5000 m2 de facto me pronar Arben Ndokën.

Dokumenti i Prokurorisë që zbulon konfliktin në familjen Ndoka për 5000 m2 tokë e tjetërsuar

Por kur Arben Ndoka ka kryer verifikime ka rezultuar se kjo pronë nga familajrët e tij s'kishte kaluar në pronësi të ish-deputetit Arben Ndoka por ka kaluar në emër të dhëndrit të Sandër Ndokës, vëllait të ndjerë të ish-deputetit. E pikërisht ky veprim sipas hetuesve ka sjell një konflikt ku ish-deputeti ka kërkuar që kjo tokë t'i hiqej dhëndrit të vëllait të tij e të rikthehej sërish në pronë shtet e më pas ai e dinte vetë si do vepronte për të fituar pronësinë. 

Për këtë padrejtësi dhe shkelje të rregullave “kanunore” Arben Ndoka ka kërkuar llogari dhe zyrtarëve lokal si atyre në hipotek dhe pranë zyrës së pronave.
Në një nga përgjimet e Prokurorisë rezulton se Arben Ndoka i drejtohet të vëllait të tij Gjevi me fjalët “E keni bo, e o gabim i madh ky, e ka bo. O bo ky, se ju e keni bo, nuk e bona unë”.

Përgjimi i prokurorisë për Arben Ndokën

Kur ish-deputetit ka zbuluar tjetërsimin e pronës së tij tek dhëndri i vëllait dhe kur ai ka parë se toka ishte një pjesë në det dhe një pjesë ranishte sipas Prokurorisë ai ka hequr dorë duke deklaruar se nuk e merrte më pronën dhe do e rregullonte ai këtë punë.

Aktualisht për tjetërsimin e pronave në Qarkun e Lezhës janë mbi 15 të arrestuar ndërsa avokati i Arben Ndokës në një reagim për Report Tv shprehet se klienti i tij s'ka pasur kurrë firmë e vulë në shtet për të tjetërsuar prona.

Komento

Komente

  • Toni: 23/10/2018 19:56

    Kur ta njihni ju Tom Bogen eshte shum vone ju ka hunger plumbi te gjithe Si fis .

    Përgjigju
    • eldi: 24/10/2018 21:09

      kush eshte tom boga?! une e di qe ndokat ne lezh vec agustin kacelin kan pas frike?!

  • Cansas City: 22/10/2018 19:54

    Shifni se mos del motivi se perse eshte vra Sander Noka!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?