Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA, Evi Kokalari, ka komentuar faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit marramendës mes Partisë Demokratike të Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kompanisë amerikane ‘Continental Strategy’.
Me një postim në llogarinë e saj personale në rrjetin social Facebook, Kokalari shpjegon edhe shifrat e detajuara të kontratës.
“250,000 USD në muaj për dy vjet = $6 millionë po paguan 'koalicioni' i Sali Berishës për të lobuar heqjen e sanksioneve”, shkruan ajo.
Teksa më poshtë ngre edhe pyetjen e madhe se nga i gjeti PD-ja kaq para?
“Ky lloj leku dhe mund ta ndihmojë, gjithsesi nga i gjeti $250,000 në muaj Partia Demokratike, dhe nëse ka pasur kaq para, pse nuk ju paguajnë juve që bëni fushatë me lekët tuaja, ndërkohë që jeni me pensione 80 USD në muaj dhe rroga 300-500 USD në muaj? Akoma se kuptoni sa të shfrytëzuar që jeni?”, shkruan ajo duke ngritur një apel ndaj demokratëve.
Teksa më tej ngre edhe një thirrje për autoritetet ligjzbatuese, për hetimin e këtij rasti.
“Dhe kush do ta bëjë denoncimin në SPAK? Personalisht dua të di nga po paguhet $250,000/muaj? Mos harroni - që disa nga ne luftën për të ndaluar heqjen e sanksioneve nuk e lëmë. Se ku do shkojë gjithë ky mund për pastrim korrupsioni, nuk e di, por për sa kohë që marr frymë, këtë betejë nuk e lë. Ndërkohë që juve ju premtojnë rritje pensioni 20%, ja pagesat mujore për dy-vjeçarin e ardhshëm”, nënvizon Kokalari.
Dhe e mbyll me pyetjen:
“Më thoni ju lutem, si është e mundur? Shkoni merrni pensionet tashti dhe mos harroni të votoni PD-në e Berishës!!”
-$250,000 ne Maj 2025
-$250,000 ne Qershor 2025
-$250,000 ne Korrik 2025
-$250,000 ne Gusht 2025
-$250,000 ne Shtator 2025
-$250,000 ne Tetor 2025
-$250,000 ne Nentor 2025
-$250,000 ne Dhjetor 2025
-$250,000 ne Janar 2026
-$250,000 ne Shkurt 2026
-$250,000 ne Mars 2026
-$250,000 ne Prill 2026
-$250,000 ne Maj 2026
-$250,000 ne Qershor 2026
-$250,000 ne Korrik 2026
-$250,000 ne Gusht 2026
-$250,000 ne Shtator 2026
-$250,000 ne Tetor 2026
-$250,000 ne Nentor 2026
-$250,000 ne Dhjetor 2026
-$250,000 ne Janar 2027
-$250,000 ne Shkurt 2027
-$250,000 ne Mars 2027
-Total = $6,000,000
Postimi i Evi Kokalarit në Facebook
Komente

"paratë do paguhen nga komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA...." URRRRAAAA!
PërgjigjuNuk e di sesi nje njeri munet me I shku mrapa Sali Berishes ai ose asht I marre ose nuk I funksionon truni vogel!!
Përgjigjuidiote, ne jemi 60-000 antare te PD sikur 100 dollare te japim donacion te ligjshem per Pd ja u arrit 6 milion
PërgjigjuPD ju ka ngelur vetëm emëri,sepse pas kēsaj PD-je,fshiht kryekomunisti Sali Berisha,me të gjithë sigurimsat dhe kriminelët a asj kohe dhe të kësaj kohë.kjo rracē e qelbur njērzish,ka vrar dhe ka vjedhu popullin,dhe akoma ka IDJOT si ti,që japin çdo gjë,pēr të mbrojtur nji kriminel di Sali Berisha.
fiks e ke idiotizmi juaj nuk ka fund. ishalla ne kontrate thuhet qe po nuk fitoi PD (qe ska gjasa fare) te mos paguaje gje dhe te shtyhet 4 vjet kontrta te jemi shendoshe e mire e nje Trump tjeter deri atehere.