Deputeti Adriatik Alimadhi ka reaguar për herë të parë pasi fitoi luftën me koronavirusin. Ai thotë se pasi doli negativ doli nga spitali Infektiv në QSUT, por jo për shtëpi, por në një tjetër spital, te "Shefqet Ndroqi" njohur ndryshe si Sanatoriumi, pasi ka një ftohjeje të lehtë në mushkri.
"Te dashur miq, Prej 27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t'ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim. Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.
Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin" shkruan Adriatik Alimadhi.
Lajmi kryesor: