Report Tv publikoi një ditë më parë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, e cili i hap rrugë legalizimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara me burime të ligjshme. Përpos emigrantëve, biznesit dhe qytetarëve të zakonshëm, nga amnistia përfitojnë edhe politikanët dhe ish-pushtetarët, të cilët mund të legalizojnë paratë e pista dhe pasuritë e korrupsionit. Më këtë draft, ish-pushtetarët jo vetëm legalizojnë paratë cash produkt të praktikave korruptive, sendet me vlerë, vilat, pallatet, restorantet, hotelet, makinat etj., por për herë të parë në historinë e pluralizmit do t’i shpëtojnë edhe ndjekjes penale, për pasuritë e paligjshme. Ata gjithashtu mund të sjellin dhe të legalizojnë në Shqipëri edhe paratë që mund të kenë fshehur jashtë vendit.
Neni 6 i draftit përcakton qartësisht politikanët dhe ish-pushtetarët që përfitojnë nga amnistia dhe ata që nuk përfitojnë. Konkretisht, sipas nenit 6, do të përfitojnë nga amnistia edhe personat që nuk mbajnë më funksione publike gjatë tre viteve të fundit. Periudha trevjeçare do të llogaritet me datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Pra, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-funksionarët që kanë të paktën 3 vite që janë larguar nga postet publike dhe që rrjedhimisht nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë. Report Tv, bazuar në draftin e amnistisë dhe nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurive, ka identifikuar 50 grupe ish-funksionarësh që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe penale.
Duke u ndalur në kategoritë konkrete, nga amnistia mund të përfitojnë ish-ministrat e Sali Berishës gjatë mandatit të parë 2005-2009 dhe mandatit të dytë 2009-2013, të cilët gjatë tre viteve të fundit nuk mbajë poste të larta publike, që duhet të deklarojnë pasurinë. Përfitojnë Jemin Gjana, Ilir Rusmajli, Ferdinand Xhaferri dhe Spiro Kresa (i dënuar për korrupsion), nëse kanë para dhe pasuri të tilla. Ndërkaq, ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami u zgjodhën deputetë gjatë mandatit parlamentar 2013-2017. Ata mund përfitojnë nga amnistia vetëm nëse drafti hyn në fuqi pas muajit shtator 2020, pasi mandati i deputetit të Rulit dhe Imamit ka mbaruar në shtator 2017.
Por, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-drejtorët e tatimeve, doganave, pronave, shoqërive shtetërore, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorët e degëve të ministrive etj., gjatë qeverisjes Berisha, por edhe gjatë qeverisjes PS-LSI deri në vitin 2017. Ky grup i ish-funksionarësh ka marrë të gjitha vendimet e përfolura si korruptive për përvetësim të pasurive publike, privatizime korruptive, tendera dhe koncensione.
Nga amnistia mund të përfitojnë (nëse kanë para dhe pasuri të pajustifikuara) edhe çifti i bashkëshortëve Ardian dhe Arjana Fullani, i pari ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i shkarkuar në vitin 2014 pas skandalit të vjedhjes së BSH, ndërsa Arjana Fullani ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e larguar nga drejtësia në qershor të 2017, duke i shpëtuar përballjes më Vetingun. Nëse amnistia hyn në fuqi pas datës 29 qershor 2020, zonja Fullani është përfituese, pasi është larguar nga drejtësia në 29 qershor 2017, çka përmbush kushtin e afatit 3-vjeçar të largimit nga funksioni. Nga ana tjetër, nuk përfiton ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi është larguar nga drejtësia në fund të vitit 2017.
Përfitues është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, de fakto drejtor i policisë dhe njeriu më i besueshëm i Sali Berishës, i akuzuar nga Dritan Prifti për trafikun me naftën virgine si dhe nga amerikanët për dekonspirim të aksioneve policore për kapjen e Dritan Dajtit. Gjithashtu, amnistia përfshin edhe ish-kreun e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i akuzuar nga mazhoranca aktuale për skandalin e përgjimeve.
Paratë dhe pasuritë e korrupsionit mund t'i legalizojnë edhe ish-kryetarët e komunave dhe sidomos kryetarët e bashkive që u mbaroi mandati në vitin 2015. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar nga drejtësia deri në qershor 2017, do përfitojnë gjithashtu.
Ish-pushtetarët nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë sqarime për mënyrën se si i kanë fituar paratë dhe se si kanë bërë pasuritë. Do të gëzojnë të drejtën e ruajtjes së sekretit si dhe nuk do të ndiqen penalisht. Por, ish-pushtetarët duhet të japin 5-10 % të parave dhe pasurive të korrupsionit, në këmbim të legalizimit të tyre. Ligji amnistisë do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2021.
60 kategoritë përfitojnë nga amnistia, kusht mos mbajtja funksioneve të paktën 3 vitet e fundit
1. Ish-presidenti i Republikës
2. Ish-deputetet e Kuvendit
3. Ish-kryeministrat
4. Ish-zëvendëskryeministrat
5. Ish-ministrat
6. Ish-zëvendësministrat
7. Ish-kryetarët e bashkive
8. Ish-kryeprokurorët
9. Ish-krerët e KLSH
10. Ish-avokati i Popullit
11. Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët
12. Ish-krerët e ILDKPKI
13. Ish-kryetarët dhe anëtarët e KQZ
14. Ish-drejtorët e lartë dhe të mesëm të administratës
15. Ish-prefektët dhe ish-kryetarët e këshillave të qarqeve
16. Ish-krerët e SHISH
17. Ish-drejtorët drejtorive në ushtri dhe SHISH
18. Ish-komandantët e ushtrisë
19. Ish-drejtorët e përmbarimit dhe të zyrave përmbarimore
20. Ish-drejtorët e përgjithshëm të policisë dhe ish-zëvendësdrejtorët e policisë
21. Ish-drejtorët drejtorët e drejtorive vendore të policisë
22. Ish-drejtuesit dhe ish-oficerët e policisë gjyqësore
23. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e tatimeve
24. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e doganave
25. Ish-drejtorët e drejtorive të tatimeve dhe doganave
26. Ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive
27. Ish-shefat e kabinetit të ministrive
28. Ish-krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
29. Ish-drejtuesit e të gjitha niveleve të kadastrave
30. Ish-ambasadorët
31. Ish-konsujt
32. Ish-rektorët e universiteteve
33. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi
34. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar kryeministri
35. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar presidenti
36. Ish-guvernatorët e Bankës së Shqipërisë dhe ish-zëvendësguvernatorët
37. Ish-drejtuesit e KESH
38. Ish-drejtuesit e OSHEE
39. Ish-krerët e OST
40. Ish-krerët e ERE
41. Ish-drejtuesit e Albpetrol
42. Ish-drejtuesit e ujësjellësve
43. Ish-krerët e postës
44. Ish-krerët e AKEP
45. Ish-krerët e Autoritetit të Konkurrencës
46. Ish-krerët e RTSH
47. Ish-krerët e Institutit të Statistikave
48. Ish-krerët e AMA
49. Ish-krerët e AMF
50. Ish-krerët e Departamentit të Administratës Publike
51. Ish-krerët Komisionit të Shërbimit Civil
52. Ish-komisionerët për mbrojtjen e nga diskriminimi
53. Ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar
54. Ish-krerët e porteve
55. Ish-krerët e SHKB
56. Ish-ndihmësat ligjor të gjykatave të larta
57. Ish-avokatët e Shtetit
58. Ish-krerët e Agjencisë së Prokurimit Publik
59. Anëtarët e APP
60. Ish-krerët e Fondit të Zhvillimit
Pra , vidhni o pushtetare, politikane , deputete, ministra. gjykates , prokurore ,drejtore se nuk ju gjen gjë.se ju mbron shteti dhe ju legalizon parate e korrupsionit e te trafiqeve , ndersa populli nuk ka ç'te legalizoje sepse e keni rrjepur gjer ne palce ju. Po reforma e re ne drejtesi kë do gjykoje , pasi keto do shpetojne nga ato qe kane bete ne kurriz te popullit ? Sa mire per popullin !!!!!
Përgjigjuturp.. erdhen me premtimin se do benin drejtesi dhe asgje...tani del qe do u falin dhe vjedhjet. vota ne zgjedhje do menduar mire pas kesaj o njerez.
PërgjigjuKy ligj /amnisti/duhej formuluar nga te huajt e te jepej opinion me referendum popullor.
PërgjigjuSa na qenka lista e( klases politike grabitqare ).
PërgjigjuPo eshte gati ligji per keto 60 kategori qe perfitojne amnistine, beni dhe nje ligj tjeter zoterinj ligjvenes e ligjzbatues qe Shqiperia te quhet " Poshterim" dhe shqiptaret "te poshteruar", o u shpelafte corona kush mendon e vepron te kenaqe hajdutet e kriminelet me kollare, qe kane 30 vjet bashke me "stafin" e tyre kriminal e shqyen copa copa pasurine e Shqiperise dhe shqiptareve,tre breza kane vjedhur dhe pensionistet e sotem qe e ndertuan vendin me kazma e lopata u japin nga 140.000 leke te vjetra pension, kancer tu behen djersa e popullit.
PërgjigjuAmnistia eshte gje e mire por ne asnje menyre nuk duhet te perfshije politikane e qeveritare pavaresisht se kur kane qene ne post. Ndryshe eshte vjedhje e ligjeruar ose ligjerim i vjedhjes...
PërgjigjuTa gezoje baftjari me raki skrapari
PërgjigjuJa nji nga arsyet pse u zbuten Luli, Meta e pse Sales s‘po i degjohet mo zoni.....Rama eshte mo pleher se Luli Meta e Berisha me i marr se bashku se Rama eshte pleher e rafinuar. Vetem nji referendum per PROTEKTORIAT e shpeton Shqiperine nje here e pergjithmone!!!!
PërgjigjuEdhe une ,mendoje keshtu si ju...!
Turp dhe faqja e zezë.
PërgjigjuDmth me kete ligj, ata qe kane vjedhur bankat, japin 5 % te parave dhe pjesen tjeter i shpallin te ndershme. A eshte ne terezi kjo qeveri apo jo?
PërgjigjuKete ligj duhet ta kene shkruar Ilir Meta dhe Tigri me doren e tyre
PërgjigjuNuk eshte hera e pare qe tentojne te nisin vitin zero, per ambistuar te gjitha krimet ekonomike.
PërgjigjuTani po e kuptoni qe keta jane bashke? Kane ftike nga spak dhe duan te legalizojne parate qe kane vjedhur se bashku
PërgjigjuNe jemi 3 milionë ata vetëm 3! Fuqia jonë është shumë e madhe! Ndryshe...të mposhtur, të shfrytëzuar e të ikur nga Shqipëria tërë jetën... Paç fat vendi ynë i dashur...se këtë fat e kanë pasur vetëm disa kokrra politikanësh....
PërgjigjuNuk esht vertet e tha vet zoti rama para pak ne koferenc shtypi asnje nga keta nuk shpeton tha qe nga data nje e ndryshimit te sistmeve e deri me sot !?
PërgjigjuKështu tha dhe për KÇK se e kishte me gjyqtarët po ja që se kishte aspak me to, po na doli një OFL që po operon me shfaqje publike që janë jashtë kornizave ligjore.
Ktu duhet nji kryengritje e papame ndonjeher
PërgjigjuShqiptar të ndershëm ikni nga ky vend hajdutash ose të bashkohemi për tu rimarrë pasurit tona këtyre hajdutave me kullaro,, hajdutet e 30 viteve po bëjnë ligjin për vete,
PërgjigjuMe fyt te hu ngele paraja e popullit ire politikane te qelbur qe vec popullit nuk i sherbeni . Jeni kthyer si hijena dhe po e copetoni pasurine e shqiptareve ,badtarde
PërgjigjuEpo Bukur shume le te vjedhin te gjithe ,,dhe vjen dita perseri per Amnisti Fiskale... Populli le te prese Tullonat ,,te shenoje Emrat neper Dyqane .. Te mjeret ata,,qe sjua shkruajne Emrat.. Se mbase jue eshte bere e gjate..
PërgjigjuEpo Bukur shume le te vjedhin te gjithe ,,dhe vjen dita perseri per Amnisti Fiskale... Populli le te prese Tullonat ,,te shenoje Emrat neper Dyqane .. Te mjeret ata,,qe sjua shkruajne Emrat.. Se kisha jue eshte bere e gjate..
PërgjigjuHajt ku ta kene me prag shpie....
PërgjigjuE AMNISTUAT VETEN TE GJITHE, TU LEGALIZU VJEDHJEN TUAJ, A MJER POPULLI SHKRET
Përgjigju