Nga janari në qershor çdo ditë 11 shoferë në pranga, mbi 8 mijë patenta të pezulluara! 16 viktima më pak nga vjet

21 Korrik 2022, 19:14| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 19:21

  • Share

Më shumë se 10 shoferë të ditë, të dehur apo pa patentë, u arrestuan 6 muajt e parë të 2022. Ky është dhe target grupi i drejtuesve që shkaktojnë më së shumti aksidente rrugore . Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor flasin për numër të lartë të patentave të pezulluara, 8121 në total, për po të njëjtat shkaqe.

Por, lajme të mira vijnë nga ngjarjet rrugore, të cilat pësuan ulje nga janari në qershor, krahasuar me vitin 2021. Nga 714 aksidente të ndodhura në atë periudhë, këtë gjashtë mujor u shënuan 581, ose 90 aksidente më pak. Edhe viktima u shënuan më pak në rrugë, 89 nga 105 të regjistruara në janar-qershor 2021.

Por, ku ndodhin më shumë aksidente?

Më shumë se gjysma e tyre, ose 55% e ngjarjeve rrugore u shënuan në zona urbane, rrugë kryesore dhe dytësore. Pjesa tjetër ndahet mes rrugëve rurale me 31% të rasteve, ndjekur nga rrugët lokale me 8.5%, autostradave me 5% të rasteve dhe përmbyllen me shifra të papërfillshme prej 0.5% në parqe, reparte ushtarake, porte, aeroporte e më gjerë.

Përpjekja për të ndryshuar realitetin e numrit të lartë të aksidenteve në rrugë është pjesë e kërkesave të vazhdueshme dhe të Bashkimit Europian. Gjermania pak kohë më parë njohu patentat shqiptare, ndërsa u kërkoi autoriteteve tonë disa ndryshime në Kodin Rrugor, për t’i përshtatur me të vetin. Një ndër to është zgjatja e vlefshmërisë së patentave nga 10 në 15 vite. Amendamentet e propozuara për t’u ndryshuar u shtynë për në shtator, për plotësimin e tyre edhe me propozime të opozitës.

Kodi Rrugor në Shqipëri u ndryshua në qershor 2021 dhe me shpresën e uljes së ngjarjeve rrugore, përmes shumëfishimit të vlerës së gjobave. Kodi, që prej fillimit është ndryshuar 11 herë dhe ekspertët i konsiderojnë ndërhyrje riparuese.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 21/07/2022 23:26

    Duhet dicitalizuar rruget ashtu si funksionon ne europe dhe jo kontroll ne menyre te vjeter dhe me police te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?