Duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm në të gjitha shkollat e nënta do të nis të zbatohet shërbimi e këshillimit të karrierës. Ky program i ri arsimor do të aplikohet në të gjitha shkollat e vendit. Drejtoresha e përgjithshme e hartimit të politikave dhe zhvillimit në ministri Zamira Gjini tregon më shumë detaje.
“Këto komisione të zhvillimit të karrierës do të organizojnë aktivitete me mësues, aktivitete me nxënës, aktivitete me prindër, do të ketë vizita të nxënësve të arsimit professional, do të ketë panaire ku shkollat profesionale do tè prezantojnë, do të promovojnë profesione, programet mësimore që ata ofrojnë për profesione lidhur me shkollat e tyre. Do të ketë vizita jo vetëm të nxënësve në shkollat profesionale , por dhe vetë shkollave profesionale në shkollat nëtë-vjeçare për t’i treguar nxënësve dhe prindërve se kush janë priofesionet që këto shkolla ofrojnë.” -tha Zamira Gjini, Drejtoreshë e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Arsimti dhe Sportit.
Për të ofruar këtë shërbim do të ngrihen komisione të posaçshme me drejtues të arsimit 9 vjecar, staf mësuesish e deri te punonjësit e shërbimit social që do t’i orientojnë nxënësit drejt prirjeve dhe aftësive profesionale.
“Në institucionet arsimore janë komisionet e këshillimit të karrierës që janë mësues, drejtor i shkollës, nëndrejtor, ka raste që janë dhe punonjës të shërbimit psikosocial të cilët funksionojnë në bazë të një programi, të një plani vjetor dhe organizojnë të gjithë aktivitetet me nxënësit e tyre për t’i orientuar ata sipas karrierës që ata kanë, lidhur me zhvillimin professional të tyre.”-shtoi Zamira Gjini, Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në MAS.
Kjo nismë do t’i përgatis nxënësit për zgjedhje të duhura mes arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional bazuar në kërkesat e tregut të punës, apo edhe të prirjeve që ata kanë shfaqur në vite në arsimin 9 vjeçar.