Duke filluar nga e enjtja (15 tetor) e javës së ardhshme, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient jashtë apo brenda. Këtë e bëri me dije Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm (10 tetor) në një deklaratë për shtyp me ministren e shëndetësisë. Ndërkohë që të mërkurën do të publikohet akti normativ ku do të përcaktohen më gjerësisht masat që do merren nga qeveria si dhe përjashtimet e vendeve se ku nuk do të përdoren maskat.
Në rast të shkeljes së masave do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave. Ai tha se masat do të jenë më të rënda për punonjësit e shtetit se sa qytetarët e tjerë.
"Maska nuk ka qenë as këtu dhe as në shumë vende pothuajse e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme. Nga java e ardhshme maska do jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë, restoranteve, barit ku je ulur. Gjoba do të vendoset tek fatura e dritave dhe nuk do të mund t'a anashkalojë dot askush. Gjoba duhet të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë gjoba ajo pse njerëzit duhet të mbajnë maskën. Atëherë ajo do të rëndojë në ekonominë shqiptare nëse për shëndetin fjalët nga një vesh ju hyjnë dhe nga tjetri ju dalin. Policia Bashkiake do të merret me këtë. Të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektorë që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie dhe cënojnë në autobusë, në makinë, në trotuar, në sheshe, në park, në rrugë e patolerueshme mosmbajtja e maskës. Nëse në biznese gjoba vendoset në rrugë tradicionale, për individët do të vendoset tek fatura e dritave" - tha Rama.
Rama tha se shteti kërkon që të evitojë kthimin e një karantine të përgjithshme pavarësisht numrit të shtuar të infektimeve. Ai tha se gjatë periudhës vjeshtë-dimër do të rriten më tej kapacitetet testuese për koronavirusin.
"Së pari situata e përgjithshme në Europë dhe më gjerë ka rifilluar të bëhet shqetësuese. Ishte e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin. Por nëse në disa vende po rikthehen masat shtrënguese dhe po rishfaqet kërcënimi i një karantine, ajo që ne duhet të parandalojmë është një karantinë e përgjithshme. Një karantinë e dytë do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë dhe për shtetin. Nuk dua të bëj historikun e asaj që ka ndodhur por duhet të kujtoj që në fazën e parë ja dolëm me sukses të përballemi me goditjen e parë të armikut të padukshëm dhe të sistemojmë sipas të gjithë skenarëve të përshkallëzimit të pandemisë të sistemit tonë mbrojtës në spitale. Nëse në fillim ishte infektivi ishte stacioni i mbrojtjes, ne sot kemi 4 spitale COVID. SPitalet që janë në funksion ku mjekët po bëjnë një punë heroike. Kemi një urgjencë kombëtare që është në lartësinë e detyrës, me mjekë të trajnuar specifikisht për epideminë. Kemi 36 autoambulanca të specializuar. Terapia intensive është e pajisur me 500 shtretër. Gjatë periudhë vjeshtë-dimër do të shtojmë kapacitetet testuese. Jemi ndër vendet e para që kemi siguruar financën për të siguruar vaksinën. të gjitha vendet angazhojnë një shumë dhe zënë një radhë. Jemi në grup të parë të vendeve në radhë për të marrë një vaksinë. Situata në vend nuk mund të ndiqet pa u shqetësuar. Me ftohjen e temperaturave dhe kalimin e kohës së njerëzve që rrinë në vendet e mbyllura. Qoftë dhe njerëzit që mendojnë se kjo është një konspiracion duhet të mendojnë për ekonominë e familjes së tyre. Një mbyllje e përgjithshme nuk do kursejë askënd. Më mirë sot të hedhim një hap tjetër dhe të jemi të gjithë bashkë solidarë se sa nesër të gjendemi brenda mureve dhe të shohim rihapjen e kanalit prej nga do rrjedhin të ardhurat e familjes. Jemi në kushtet kur kemi angazhuar gjithçka për të përballuar pasojat e tërmetit. Kini parasysh që para dy ditësh është shënuar dita me numrin më të lartë të infektimeve në botë. Maksimumi do i bëjmë maskat me detyrim. Puna është bërë fantastike nga ana e volumit të masave të marra. Falja e gjobave që bëmë. Natyrisht në dëshirën e mirë që vetëdija e çdo qytetari, pronari të cilësdo hapësirë private dhe të brendshme të bëjë punën e vetë pa pasur nevojë për masa represive. Fatkeqësisht një pjesë nuk e kuptuan kështu dhe ja kanë "hedhur" vetes dhe familjes së tyre" - tha Rama.
Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh se në ditët në vijim do të shqyrtohen dhe protokollet e trajtimit të pacientëve me koronavirus.
"Prej momentit të parë ka pasur një analizë. Ne protokjollet spitalore i shohim dhe i rinovojmë në mënyrë ciklike. Njësoj dhe protokolleve ambulatore. Protokolli me stade, do të shpërndahet në të gjithë sistemin shëndësor. Do të kemi një rishikim të protokolleve. Nuk ka një terapi të shënjestruar për trajtimin e COVID. Kemi vetëm trajtim të simptomave prandaj rishikohen vazhdimisht. Parimi në mjekësi është mos dëmto. Rishikimi i këtre protokolleve do sjellë një risi në barnat që do të përdoren si dhe trajtimet" - tha Rama.
Gjithashtu ajo tha se aktualisht janë dhe 150 mjekë dhe staf mjekësor në pritje që të angazhohen në luftën kundër koronavirusit.
"Puna po bëhet në 360 gradë duke vlerësuar çdo moment dhe element me të gjithë seriozitetin që i takon. Vijon të forëcojmë kapacitetet tona me mjekë dhe infermierë. Vijon trajnimi i tyre. Për të mbështetur ata kemi dhe 150 staf mjekësor për të trajnuar në mbështetje të tyre. Nuk duhet të biem në vetëkënaqësinë e faktit që Shqipëria vdekshmëria është më e ulët në raport me numrin e infektimeve. Kërkohet durim, kurajo, sakrificë. Maska do jetë detyrim. Edhe sikur të jemi të hapur dhe të sëmuremi, kjo e dëmton karantinim. Nuk kanë ndryshuar rregullat nga fillimi i pandemisë. Ka një lodhje me pandeminë në të gjithë botën. Ne duhet ta rikthejmë dhe njëherë. Vendosja e maskës, duke vendosur thonjëzat që rastet përjashtuese do njiheni në vijim" - tha Manastirliu.
VIDEO/Konferenca e plotë
Gjatë fjalës së tij për mediat mëngjesin e sotëm, Rama komentoi me batutë dhe deklaratën e ministrit Blendi Klosi për përhapjen e koronavirusit përmes valëve të muzikës.
Ai tha se toni i debateve nëpër studio duhet të ulet pasi rrezikon përhapjen e virusit.
Në përfundim të fjalës së tij, Rama ndau edhe një batutë me gazetarët për deklaratën e ministrit Blendi Klosi se valët e muzikës përhapin Covid-19.
“Të mërkurën do të publikohet akti normativ edhe me shqetësimet tuaj specifike, po sikur të ulej pak zëri nëpër studio, duke mbajtur parasysh edhe këshillën e ministrit për punën e valëve do të ishte edhe kjo një punë e madhe”, tha Rama.
Qeveria ka gati tre skenarë për futjen në punë të spitaleve rajonale për të infektuarit me COVID-19 nëse situata përkeqësohet gjatë sezonit të dimrit. Aktualisht vendi ka 4 spitale COVID-19 në Tiranë me një kapacitet prej 550 shtretërish, ku deri tani fluksin po e përballojnë COVID 1 dhe COVID 2, Spitali Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, ku ndodhen të shtruar 234 persona të infektuar.
Në rast përkeqësimi qeveria ka gati 3 skenarët e hapjes së spitaleve rajonale nëse plotësohet kuota e 550 shtretërve që kanë 4 spitalet COVID.
Në skenarin e parë: Hapen 5 spitale rajonale ku do të shtohen mbi 600 shtretër të tjerë.
Në skenarin e dytë: Hapen 4 spitale rajonale ku do të shtohen mbi 300 shtretër të tjerë
Në skenarin e tretë: Hapen 3 spitale rajonale ku shtohen mbi 200 shtretër të tjerë
Në total të 4 spitale COVID së bashku me spitalet rajonale do të ketë një kapacitete mbi 1600 shtretërish për të infektuarit në rast e ka shpërthim të vatrave të epidemisë, sidomos gjatë dimrit. Për shmangien e kësaj qeveri vendosi që nga e enjtja maska të jetë e detyrueshme jo vetëm në ambientet brenda por edhe në rrugë, parke e kudo tjetër.
Rama tha se masat për punonjësit e shtetit do të jetë më e rëndë se sa për qytetarët e thjeshtë.
"Maskat do të jenë të detyrueshme për të gjithë nga kryeministri deri tek qytetari më i fundit në skajin më të largët të Shqipërisë. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake do të monitorojnë këtë masë. Masa për punonjësit e shtetit do të jetë më e rëndë se sa për qytetarët e tjerë pasi ata janë shembull" - tha Rama.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se shteti aktualisht siguron dy terapi të shtrenjta falas për qytetarët, për të trajtuar COVID-19 atë të plazmës imune dhe atë të Remdesivi, trajtim që në u përdor edhe për presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ajo theksoi gjithashtu se kapacitete testuese janë rritur me 30 %.
"Mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancimi social. Duhet të fitojmë betejën më të rëndësishme që është beteja me shëndetin. Të gjithë ne i kemi djegur përgjatë gjithë këtyre muajve, nuk janë pak rritja e testimeve janë rritur me 30 % kapacitete gjurmuese në gjithë territorin. Mbi 80 % të rasteve të dyshuara testohen dhe izolohen brenda 48 orëve. Padyshim që në vjeshtë kërkohet që të rriten edhe më shumë kapacitete, për të cilat i kemi marrë masat. qoftë për të vijuar shtimin e personelit të epidemiologëve në gjithë ato zona edhe bashki ku rritja do të jetë më e madhe se në qarqet e tjera, kapacitete logjistike, testimet. Sot kemi dy laborator shtetëror ku testimet bëhen falas, ne përgatitemi për të rritur edhe më shumë numrin e tyre sidomos në shkolla, bizneset dhe ndërmarrje të mëdha. Sot ne garantojmë 100 % të terapive që kanë dhe vendet e tjera duke përfshirë terapinë e plazmës imune dhe kemi arritur edhe terapinë e Remdesivir-it që po përdoren në vende të Evropës për të siguruar falas këtë terapi të shtrenjtë", tha Manastirliu
Kryeministri Rama tha se maska do të mbahet të paktën deri në shkurt
"Ministrja e theksoi që me daljen e aktit përkatës që është marrë opinioni dhe direktivat e ekspertëve. Ditën e mërkurë do të ketë përjashtime shumë specifike. Mos të bëjmë përjashtime me fjalë. Edhe në televizione, ju lutem duhet vënë maska pa diskutim. Për studiot do më thonë më vonë. Nuk mund të kemi intervista në studio me maska. Është shumë e rëndësishme që masat specifike të jenë të reduktuara dhe maskat të kthehen në normalitetin e jetës të paktën deri në shkurt. Në varësi të situatës do të vendosim më tej. Është një virus i hatashëm në mënyrën se si sillet. Ka njerëz që ndërrojnë jetë" - tha Rama.
Duke folur për rëndësinë e përdorimit të maskës, Rama thotë se është më mirë që të mbahet një maskë sot se sa të mbyllen dyqanet nesër. Kjo duke vendosur theksin tek evitimi i një karantine të përgjithshme.
"Nëse të gjithë e marrin për dobësi unë them që është e më mirë një maskë sot se mbyllja e dyqani nesër e shkollës dhe e qytetit nesër. Shumë e thjeshtë, unë s'kam mbajtur maskë jashtë, por do e mbaj pasi brenda nuk diskutohet. Kjo është një tendencë e përgjithshme që ne nuk mund ta shmangim. Dje kam parë një sërë vendesh që janë kthyer të 5 veta bashkë, tek oraret e kufizuara, mbyllja pas orës 8 apo 9 të darkës nuk dua të kalojmë tek këto masa dhe mundësisht ta kalojmë dimrin pa këto masa. Objektivi i çdo shqiptari është të mos i mbyllim në shtëpi, të mos mbyll dyqanin dhe të mos mbyllë shkollën. Kështu që duke komunikuar me komitetin e ekspertëve dhe duke marrë së fundmi prej tyre opinion që është koha për të bërë të detyrueshme makën sepse duke abuzuar me faktin që nuk lejohet jashtë njerëzit nuk e mbajnë as brenda" - tha Rama.
Belgjika ishte një nga vendet e vetme europiane që imponoi vënien e maskës, po njësoj si Rama, por e bëri këtë gjatë të gjithë verës. Çfarë ndodhi? Asnjë përmirësim! Madje aktualisht është afro 4 mijë infektime në ditë. Ndaj, qeveria belge s'ka as një javë që e shfuqizoi mbajtjen e maskës gjithandej, duke e lënë me detyrim vetëm në ambientet publike të populluara (restorante,markete, etj). Shpresojmë që situata të rishikohet...pasi kur rruga është bosh për çfarë nevojitet maska?
PërgjigjuNe gjithe ata veshgjate qe e rrethojne kete gomar, nuk ka asnje pak me te kthjellet nga mendja qe ti thote se nuk vendos dot gjobe tek fatura e oshe-se. O gomar kontrata e oshe nuk eshte kolektive. Dhe shume arsye te tjera.Po Shqiperi hesapi.
Përgjigjushihni cfare po ndodh ne itali ku e imponuan kete mase shtrenguese e njerezit dolen te demonstrojne rugeve. po ky ehste ne regull se do te laje gojen sido qe te jete pun e te thote, une e vura ligjin. gjithashtu nuk e kuptoj ku e gjejne kuadrin ligjor te rasin gjoben ne fature uji. keto pelivanlleqe vetem ne shqiperi ndodhin. Nderkohe nje PPP tjeter te kalon para hundes .... ah po keto ppp-te skane nevoje per maske. tamam shtet bananeje!
PërgjigjuTi sapo i fale gjobat mer daku. Sot po nxjerr gjoba prape??? Apo edhe keto falen per zgjedhje si gjithmone harrova.
PërgjigjuDo te kalojne njerezit pa maska poshte zyres e ti do rrosh t’i shohesh si gallof e s’do jesh i zoti te shprazesh nje kobure. Nuk ta njeri friken oooo....as gjobave te tua
PërgjigjuPaske ikur mendsh. Kete e dija, por qenke rende! Vishu polic o gallof! Mbyll shkollat o dordolec se nuk shperhapet virusi rrugeve!
PërgjigjuVIRUSI EKZISTON, PRA DUHET KUJDES, DERI SA TE PRODHOHET VAKSINA KAQ THJESHT.
PërgjigjuO Fajeee un po’ mbaj brekt ne ven maskes , a ka nai problem ketu ?? Pyti iher bleterat punetore hahahaha saja saja me tha
PërgjigjuNUK MBAN NJERI GJOBA
PërgjigjuMeqë jemi bo rajoni i 23-të i italisë duhet me e axhornu ligjin Edo, dje Conte tho që duhet me e mbajt maskën edhe në shtëpi kur na vijn rob. A se desh harrova, ju që jeni maskaxhij trushpëlarë istagramsa e facebuksa ju raft noi bark vere e ju mort muti shalët hongshit mutin e juj mor rr.k po kaq idiota jeni sa skuptoni që po ju trajtojn si skllevër e kafshë pune?
PërgjigjuPrite kur te bejn me detyrim dhe mbajtjen e prezervativet si mase parandaluese per tu mbrojtur nga virusi imagjinar
PërgjigjuDeri me sot ishte ok. Doli Italia dje, doli sot ky kari
PërgjigjuPa merak....gjobat do anulohen per zgjedhje prandaj mos kini frik.
PërgjigjuPer valen e pare te COVID masat i cuan deri ne ekstrem, vetem e vetem qe te mbronin veten. Duke friksuar dhe u hakerruar njerzve me burg, gjoba ehu ehu. Pastaj, i hapen gjerat dhe e lane deri sot lisho. Madje po thone se gjobat e para do i falin?! Sot, del bandillua dhe perseri eger hakerrehet. Ndoshta pasiqe ka pare alarmet neper Evrope. E cila na ka futur ne listen e kuqe e nuk po na leshon me. Si duket paranoja u ka afruar dhe i fusin dhe nje sulm vjeshte me frike e hakerrime. Me gjoba, qe do ti vene policet neper rruge por do i marrim ke dritat. Dhe te diferencuara, per qytetaret dhe te punesuarit e shtetit. Mire qe gjithshka thote eshte idioteske, por ato qe punojne ne shtet a nuk jane qytetare? A nuk trajtohen te gjithe qytetaret njesoj dhe ligji i barabarte per te gjithe? Ore, a e ka idene ky se Ne qytetaret, qe jemi Populli i Shqiperise kemi krijuar kete sistem, ku zoteria eshte per te na qeverisur? Jo e kunderta!
Përgjigjuca idjoti hiqeni n lokal vejeni ne rruge sa grotesk je bere po kush je ti qe ta percaktosh je ndonje epidemiolog apo ekspwrt maske ne rruge pa pik lidhje dhe brenda hiqe
PërgjigjuQerrata ,qerrata, do e mbushesh popullin me gjoba ,te cilat do i falesh para votimeve per pak vota me shume.Qerrata i madh je perzoten.
PërgjigjuPse deri ne shkurt apo keshtu jua ka percaktuar elita. Mos harroni ta beni te detyrueshme edhe kur ushqehemi apo lahemi. Ikni more me keto trraplliqe sepse maska nuk te mbron e para punes por te demton. Habitem me keto qe e mbajn veten per eksperte dhe thone te tilla idiotizma
PërgjigjuMaskat shmangin infektimin e popullates Nje komentues palaco ketu shan e mallkon keto masa. Them nje komentues se esht i njejti qe shkruan me llagape te ndryshme. I themi ketij te zente qe ta provosh.Fellliq...ë
PërgjigjuHape more plehre jeten mos na e nxi me shume nga na e ke nxire. o qelbesire o halabak burre. o mos pafsh diten e bardhe
PërgjigjuKjo eshte arsye me shume te kerkoj azil une dhe 87000 shqiptar te tjere Se Shqiperia eshte bere rrumpalle per 30 vite nga qentë e politikes si ju
PërgjigjuKUR TA MARRESH VIRUSIN ATHERE DO TA KUPTOSH
po cfare kuptimi ka ti fale gjobat dje? Sa per maskat mire ja bene sepse ka shume injoranter verdalle dhe te paedukate qe nuk kane minimunim e respektit per te tjeret. Nuk njohin as maske e as distancim social.
Përgjigjuo pleh
Po mire o palo kryeminister, po copy-paste do punosh gjithe jeten, nuk do ta futesh ne pune administraten te pakten te analizoje se pse i marrin Italia e shtetet e tjera qe ju kopjoni, ato vendime qe marrin!? Ne te gjithe vendet e tjera ku eshte vene maska detyrim, po ka rritje eksponenciale te rasteve, me qindra, nga dita ne dite, prandaj detyrohen te marrin masa me te rrepta. Ketu te ne sipas raporteve te ministrise se shendetesise, laj thaj, 130-160 rasta ka ne dite, e po ben 3 muaj kjo pune, qe do te thote se ne nuk kemi rritje te rasteve qe te justifikohen masa kaq drastike. Apo po ja futni kot me rastet qe nxirrni dhe nuk tregoni te verteten? Te thuash sic thua qe po e bejme per parandalim eshte njelloj qe te thuash me mire po vras veten sot une se per te vdekur kam nje dite. Pastaj ku eshte pare dhe degjuar qe te detyrosh mbajtjen e maskave ne ambient te hapur, dhe te mos e detyrosh ne ambient te mbyllur (lokal a restorant). Po ai fshatari qe punon token duhet ta mbaje masken . . .!?
PërgjigjuMundet-sivir që u tall Trapi para zgjedhjeve tani e që të pērfitoj elektorat duke mensur det populli Amer do i bespj mē shumë... O leri sagat o Edi se ky popull ēshtē shumë i menqur dhe i zgjuar për të ngrēn kokrrat që iu hudhē....!
Përgjigjuik mor gomar njeri...Ne cbaze ligjore e ben te detyrueshme masken ne ambjente te hapura? Apo do ti vdesesh njerzit nga asfiksia. Maska 80 lekshe kunder virusit ku snje studim shkencor nuk e ka provuar qe jane efikase. Je bere si ata majmunet qe shohin cbejne tjeret dhe therrasin Eureka.
PërgjigjuQeveri e paafte, idioteske, groteske, thote maskat duhen mbajtur kurse ne bare dhe restorante sa te ulesh ne karrike mund te hiqen.hahahhahahahaha shkoni ore budallenj
PërgjigjuMaska eshte e detyrueshme ne cdo ambjent te mbyllur. Beje me VKM se aktet normative te qeverise suaj s'i pjerdh njeri. Nqs ke kellqe vendos oren policore, ne oren 21.00 mbyllet cdo gje, si ne Kosove qe dine te bejne shtet. Sa per gjobat mos u lodh kot se do fillojne te mos pagojne edhe dritat dhe pastaj del dhe i fal ne prill, lere se s'ke mendere per kesisoj vendimesh ti...ouuu cfare shteti duhet per keto gjera.
Përgjigjuej milet o bir, pse e vure pse e hoqe, pse e hape pse e mbylle, pse i pagive pse si pagove..po drejt e ke ska shtet se per gjys dite i ve ne rresht shqiptaret e gojes madhe
Do i falesh edhe keto gjoba per vota! Nuk ka qene ndonjehere me qesharake ky shtet sesa nen drejtimin tend...! Fatkeqesi...! Bej ndonje ppp tjeter, ndonje tender sekret, vidh e shit edhe pak...!
PërgjigjuAshtu do boj, ke inot?!!
Ne fakt ilir po te kuptosh vetem ky po ben shtet, me dhimbje me durim, me kohe po kush ka dijeni nga shteti dhe bota e sheh qe jane te vetmit hapa serioz per shtet. Koha pastaj i jep vendin gjithkujt. p.s se kam votuar ramen se kam qene shpirt demokrat i lire
I vetmi veprim i yti keto kohet e fundit qe duhet pershendetur. Duhej bere me heret por gjithsesi mo mir vone se kurre. Por meqe i ke fal gjobat 2 here ne qe i kemi zbatuar rregullat a nuk kemi te drejte faljeje? Dhe a mund te rimbursohen personat e prekur nga covidi dhe jane sheruar nga privati( me pagese dhe pse kane paguar sigurime ne shtet prej vitesh?)
Përgjigjuvdeksh me maske ne fytyre
Kur do falen keto te rejat? Ne cfare date?
PërgjigjuPara zgjedhjeve te 2021.
Dje na fale gjobat pse lef kot kur ske dhembe per te kafshuar
PërgjigjuESHTE E KOT SE NUK MBA NJERI MASKA
Loni me atë mendje vazhdo o kokë beton, shteti Shqipëtar është i pjerdhur kokë e këmbë sepse ka njerëz si puna jote që besojnë gomarllëqe të tilla, ky e tregoi seriozitetin pardie i fali të gjitha gjobat, vetëm për gomer si puna jote o lon bihen këto kambana..
o pall i fal qe ju legenat ta kuptoni qe e ben per ty e per gjith te pa pergjegjshmit e nuk esht muhabeti qe te vjeli paraper arken e shtetit.por tani ndryshon muhabeti sepse po rriten infektimet dhe heren e pare e te dyte u falen gjobat por tani provoje mos ta paguash se shum vete jane brenda se nuk paguajne dritat e tani do shtohen dhe per mos pagim gjobe o shabe
Shaban ke fatura dritave do e marresh sdo e ndiesh hiç