Objektivi i fillim sezonit te Milan ishte arritje në një nga katër vendet e para të kampionatit, por ecuria si askush tjetër në 2020 ka zgjuar ëndrra të tjera te ‘djalli’. Bëhet fjalë për fitimin e Seria A fiks pas 10 vitesh, por përë këtë drejtuesit e dinë që duhet të forcohen në merkato, e cila nis në janar.
Sipas Sportmediaset Milan ka disa synime, me Luca Jovic, futbollistin e Real Madrid që është në ‘pole-position’. Për sulmin ëndrra e vetme nuk është vetëm serbi, por edhe holandezi i Lyon Memphis Depay, që në fund të sezonit i përfudon kontrata me francezët. Së fundmi si zëvendësues i Ibrës shihet edhe Gianlucca Scamacca, 21-vjeçari që është në huazim te Genoa, por në pronësi të Sassuolo-s. Kjo e fundit kërkon 25 mln euro për talentin e saj.