Kronikë

Nga Kina në Pogradec për prostitucion, arrestohet një nga tutoret! Shpallet në kërkim tjetra

24 Qershor, 09:20| Përditesimi: 24 Qershor, 10:11

  • Share

Pogradec-Një 61-vjeçare kineze është arrestuar në Pogradec, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira në lagjen nr. 1.

E arrestuara është identifikuar si Huan Fang.

Në gjendje të lirë do të hetohet pronari i apartamentit.

Gjatë kontrollit blutë sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha të dyshuara false dhe 4 celularë.    

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, gjatë dy muajve, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, finalizuan operacionin e koduar “Last night”.      

Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua në lagjen nr. 1, Pogradec, një apartament i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.  

Nga veprimet hetimore u identifikuan 2 shtetase kineze, organizatore të kësaj veprimtarie kriminale. Njëra prej tyre, shtetasja H. F., 61 vjeçe, u arrestua në flagrancë për veprat penale "Prostitucioni" dhe "Falsifikimi i monedhave", ndërsa shtetasja tjetër, C. L., 46 vjeçe, banuese në Kinë, u shpall në kërkim. Punohet për kapjen e saj.   

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e apartamentit, shtetasin L. Xh., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

 Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, kartëmonedha lekë të dyshuara të falsifikuara, që iu gjetën shtetases së arrestuar dhe 4 celularë. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet pasi dyshohet se ka shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda dhe jashtë shtetit, nga ku kryheshin telefonatat dhe veprimet reklamuese për këtë veprimtari", informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?