Pallati i dëmtuar

Nga Kombinati në Dajt e Kërrabë, ekspertët marrin vendimin për pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit (FOTO)

23 Korrik 2020, 21:01| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 21:07

  • Share

Nga 9 pallate të analizuara sot nga inxhinierë dhe ekspertë të ndërtimit në dëgjesën e tretë publike të organizuar sot nga Bashkia, 5 prej tyre do të shemben dhe 4 të tjera do të përforcohen.

Nga analiza rezultoi pesë pallate kryesisht në Kombinat kanë pësuar dëme tepër të rënda ku kostoja e ndërhyrjes do të ishte e përafërt me vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para.

Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:

“PALLATI Nr.147, Rr. “Tanush Frashëri”, Njësia Administrative Nr.6”, do të duhet të demolohet  dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 98 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri.

“PALLATI Nr.150, Rr. “Sokrat Mosko”, Njësia Administrative Nr.6, do të duhet të demolohet  dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 93 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri.

 “PALLATI Nr.164/2, Rruga “Ali Kelmendi”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes në godinën pa shtesë arrin 74 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri, ndërsa me shtesën në 100 për qind të vlerës.

 “PALLATI Nr.22, Rr. “Qendër e re”, NJËSIA ADMINISTRATIVE KRRABË do të duhet të demolohet  dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 97 për qind të vlerës nëse do bëhej i ri.

 “Pallati nr.6, Rr: “Hamdi Sina”, duhet të ripërforcohet dhe rikonstruktohet pasi kostoja e ndërhyrjes është 20 për qind e vlerës së rindërtimit.

 “Rezidenca Chateux-Linze, godina Nr.2, godina Nr. 3 dhe godina Nr.4, Dajt”, duhet të ripërforcohen dhe rikonstruktohen. Në të treja këto objekte kostoja e ndërhyrjes është rreth 30 për qind të vlerës nëse objekti do të rindërtohet nga e para.

Komento

Komente

  • Opinion: 24/07/2020 01:08

    Prodhimi dhe rindërtojini edhe Pallatet ParaFabrikate..,në Tiranë..,janë..Geto.,e sh të dobëta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?