Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot me qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi që kanë zgjedhur kryeqytetin për të festuar ditën e Verës. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh për të gjithë grupmoshat duke filluar që nga fëmijët dhe deri tek të rriturit.
Tek Kryeministria u ngjiten artistë të të gjithë zhanreve muzikorë, duke filluar nga Ansambli popullor , Filarmonia, Artistë dhe grupe të rinj, por edhe artistë të afirmuar. Skena do të elektrizohet nga Urban Band dhe do të kulmojë me këngëtaren e njohur Juliana Pasha. Ndërkaq për të apasionuarit e muzikës klasike, Filarmonia e Tiranës do të performojë tek pedonalja “Murat Toptani”.
Makinat RETRO dhe lojërat sportive
Sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një ambient argëtues ku do të ketë një ekspozitë të madhe nga koleksioni i makinave RETRO së bashku me automjete dhe moto të tjera epoke. Të apasionuarit pas automjeteve do të kenë mundësi të shikojnë nga afër koleksionin më të madh të makinave historike , makinave sportive dhe motorëve në një ambient festiv dhe me muzikë të zgjedhur.
Ndërsa Parku Rinia do të pushtohet nga nxënësit e 4 shkollave 9-vjeçare. Nxënësit e shkollave “F.S.Noli”, “Hasan Tahsim”, “Servete Maçi” dhe “Shkolla e Kuqe” do të garojnë në tërheqje litari, loja me karrige, loja e kangurit me thasë, mundje dore, kaluçi me stafetë etj.
Ndërkaq, bulevardi para Galerisë Kombëtare do të shndërrohet totalisht, ku do të improvizohen fusha tenisi, basketbolli, Ping-Pongu, Taekëondo, Teqballi dhe Minikalçetoje. Gjithashtu i gjithë parku do të kthehet në një hapësirë për më të vegjlit. Animatorë, Cirku, Teatri I kukllave do të performojnë shfaqet e tyre. Fëmijët do të kenë mundësi të ndjekin shfaqe te ndryshme, face painting dhe shum aktivitete të tjera.
Një vëmendje e veçantë në 14 mars i është kushtuar dhe biznesit dhe panairit të produkteve të zonës. Kështu, hapësira në Bulevardin para Piramidës në të dy anët e saj do të ketë të pozicionuara stenda Biznesi dhe Stenda për Startup që do të shërbejnë për promovimin e produkteve. Pjesëmarrësit do te kenë mundësi të konsumojnë produkte dhe të kalojnë momente relaksi me të dashurit e tyre. Të gjithë të apasionuarit e Librave do të kenë mundësi të gjejnë librat dhe autorët e preferuar në një Panair Libri. Ndërkaq, përballë ish Hotel Dajtit
Lajmi kryesor:
Sot Dita e Verës, tradita që i reziston shekujve! Elbasani kryeqendra e festës, qytetarët mblidhen nga i gjithë vendi për të shijuar këngët dhe ballokumet
//ReportTv.al