Lezhe- Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50 000 euro, pa fatura tatimore, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova. Arrestimi i tyre u krye në aksin “Milot-Tiranë”
Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage” informoi sot policia e Lezhës.
“Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore
Operacioni u kodua “Passage”.