Kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve e restoranteve, Tomini: Vendimi u mor se indikatorët dhanë nivel të lartë alerti! Karantina totale do jetë faza e fundit

10 Nëntor 2020, 12:44| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 14:39

  • Share

Drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini, në një intervistë për Report Tv ka folur për masat e reja që do të nisin zbatimin nga dita e nesërme, nga kufizimi i lëvizjes te mbyllja e bareve dhe restoranteve, duke thënë se një vendim i  tillë është marrë pasi indikatorët mbi infektimet dhe vdekjet nga Covid kanë dhënë nivel të lartë alerti. Kurse sa i përket karantinës Tomini tha se kjo do të jetë faza e fundit, pasi si fillim infeksioni do përpiqet të frenohet me masa më të lehta.

"Është një situatë e monitoruar me dinamikë. Çdo 2 javë vlerësojmë indikatorët sa i përket rasteve pozitive, vdekjeve. Ky monitorim na vë para përgjegjësisë sa i përket masave. Edhe në rajon dhe në botë po i rikthehen masave. Për shkak të këtyre indikatorëve që kanë kaluar në një nivel të lartë alerti kemi vendosur kufizim të bareve dhe restoranteve dhe kufizim të lëvizjes përtej orës 22:00. Duam ta minimizojmë transmetimin e infeksionit sa kemi mundësi nëpërmjet këtyre masave, për të mos shkuar në ekstrem.

Aktualisht është bërë një kategorizim i riskut sipas niveleve. Ju jeni njohur me hartës sipas ngjyrave, sipas kategorive të riskut. Nuk është vetëm Tirana që mban peshën  e pandemisë por dhe qarqet që kanë peshë dhe numër të lartë njerëzish. Duhet të theksohet që karantina kombëtare dhe gjeografike do të shfrytëzohen për të ulur transmetimin e infeksionit si shans i fundit. Kjo duke vlerësuar dhe situatën ekonomike. Karantina le të themi se do lihet në fund kur të jenë ezauruar dhe shfrytëzimi i kapaciteteve spitalore. Duhen ezauruar dalëngadalë skenarët për të marrë më pas dhe masat nga një nivel i moderuar te një nivel më i lartë", tha ajo.

Edhe për transportin urban ka thënë se ende nuk ka një vendim, por kjo të shihet varësisht situatës së pandemisë në vijim.

"Jemi duke vlerësuar të gjitha masat lehtësuese që kanë qenë deri në këto moment dhe duke parë rritjen  e rasteve. Janë duke u vlerësuar të gjitha subjektet. Transporti është një element i domosdoshëm por vendosja e maskës si një masë e vetme nuk duhet të kuptohet si e vetme pasi janë dhe distanca fizike e desinfektimi. Janë vendime që do merren në dinamikë varësisht situatës. Për të thënë të vërtetën është një bashkëpunim dhe me policinë për ato të karantinuarit që dalin. Ne nuk monitorojmë drejpërsëdrejti personat e karantinuar, por përmes strukturave rekomandojmë karantinim të tyre. Jo për tillë në fajin popullatës por eshtë një përgjegjësi individuale kjo pjese. Të mbrojmë veten dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm", tha ajo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?