Ministrja e Shëndetësie Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin saj social Facebook, ka publikuar lajmin e mirë se tashmë janë të mbrojtur nga koronavirusi 2.664 mësues, pas marrjes së dozës së parë.
Vaksinimi ka nisur në disa qytete si Tirana, Lezha, Kukësi, Durrësi, Korça, Lushnja dhe pritet që procesi të shtrihet në të gjithë vendin.
Vaksinimi i mësuesve kundër COVID-19 ka nisur ditën e shtunë pas ardhjes së 38.400 dozave të AstraZeneca.