Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

10 Gusht, 09:06| Përditesimi: 10 Gusht, 09:08

  • Share

Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, kur ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023 vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve shënoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Për bizneset, zvogëlimi i popullsisë dhe mplakja e saj ndër vite e ka bërë edhe më të mprehtë problemin e gjetjes së punëtorëve.

“Jemi të shpërqendruar nga mungesa e fuqisë punëtore. E kam të pamundur të zëvendësoj stafin që pritet të dalë në pension me punonjës së tjerë. Nuk ka të rinj, janë larguar në emigrim.

Jemi të detyruar të punësojmë të huaj, edhe pse rrezikojmë të përfshihemi sërish në rrethin vicioz që largohet një palë dhe vjen një palë tjetër”, nënvizon Nikolla Tona.

Për sipërmarrësin Kristo Naçi, vetëm rritja e pagës mesatare në ekonomi në 1 mijë euro do të arrinte të frenonte emigracionin.

“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nga emigracioni, ne i kemi rritur vazhdimisht pagat. Aktualisht, paga mesatare për punonjësit tanë është 1 mijë euro.

Politika për rritjen e pagave ka rezultuar efikase në frenimin e largimit të punonjësve. Por gjithashtu rritja e pagave të punonjësve duhet të jetë në përputhje me produktivitetin e punës.

Mendoj se rritja e pagës mesatare në ekonomi në nivelin e 1 mijë eurove do të frenonte largimin e të rinjve dhe familjarëve në emigracion”, thotë z. Naçi.

Edhe drejtuesi i fabrikës së përpunimit të mishit EHW, z. Luan Leka, thotë “se problemi i punonjësve do të zgjidhet kur t’i paguajmë aq sa të mos kenë interes të ikin”.

Për vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në ekonomi arriti në 70,5 mijë lekë në muaj, me rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm. E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat.

Ndër profesionet më të paguara në Shqipëri vijojnë të mbeten të punësuarit në nivel menaxherial dhe drejtuesish, si dhe profesionet e inxhinierisë IT.

Për vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, “drejtues administrativë dhe komercialë” ishte grup profesioni që kishte dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë lekë në muaj për 2023. Në krahasim me vitin e mëparshëm, paga e tyre është rritur me 15 mijë lekë, ose 8.6%.

Për herë të parë, profesioni i dytë më i paguar në vend ishte “Specialistë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me pagë mesatare 144 mijë lekë në muaj.

Profesionistët e IT kanë marrë mesatarisht 16 mijë lekë, ose 12.6% më shumë në 2023. Në rritjen e pagave ka ndikuar orientimi i bizneseve drejt teknologjisë së bashku me mungesën e specialistëve të këtij sektori, për shkak se është një nga profesionet që po emigron më shumë.

Ndërsa në profesionin e tretë më të paguar janë grupi i punonjësve “drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me pagë mesatare prej gati 144 mijë lekësh në muaj, me rritje 9.2% (+12 mijë lekë). /Monitor/

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • michael: 10/08/2024 14:54

    a jeni cmendur qe beni shkrime te tila??!?!

    Përgjigju
  • redi: 10/08/2024 14:20

    Mania per te fituar sa me shume dhe keqtrajtimi i fuwise punetore te re nga bisneset solli dhe avancoje plagen e rende te emigrimit te rinise. Nuk mund te nxirren parate e investuars per bisnes brenda kater ose pese vite,duke paguar rrogs qesharake dhe ne shume raste nuk paguanin as sigurimet shoqerore te punonjesve. Faje ka dhe shteti ibas vitebe 90 qe nuk ushtroi kontrolle per zbatimin e ligjit

    Përgjigju
  • Fshati: 10/08/2024 13:28

    Rritja e pagave është sgjidhje disa javore. Rritja e çmimeve vjen menjëherë mbas rritjes së pagave. Sikur të rritej prodhimi do të ishte më mirë.

    Përgjigju
  • berti: 10/08/2024 13:15

    nuk eshte kryesorja rritja e pages per te ndaluar ikjen e te rinjeve dhe te vjterve bashke ka edhe gjera te tjera qe duhen rregulluar 1 ndryshimi I kjases politike 2 rendi public 3 shkolla 4 spitalet 5 administrata e sherbimeve publike 6 rritja e pagave patjeter por jo vetem

    Përgjigju
  • Berat: 10/08/2024 13:13

    Ka shume punonjes te kualifikuarcqe marrin mbi 1000€! Problemi nuk qendoron te pagat por te sherbimet qe marrin nga shteti! Sepse shkon ne Institucione dhe ka vwtem injorante qe ste japin as je dokument po nuk u fute leke ne xhep! Shkon ne spital dhe nuk gjen ilace...nuk blen dot shtepi me keto cmime se I kane ngritur trafikantet e droges dhe te korruptuarit cmimet!!!! Ska lene Qeveria patronazhiste dhe injorante pa futur ne pune qe te bejne karshillek per cdo gje!!! Nuk eshte vetem paga 1000€ por edhe climate e pergjithshme qe ta shpif!!!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 10/08/2024 11:27

    Ashtu si trajtohen punonjesit, si skllever,si zezake plantacionesh...ca te mos ikin nga ky vend.

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/08/2024 11:23

    Ketu sado ta kesh rrogen te ikin neper spitale dhe ilaçe..Ndersa jashte edhe pse rrogen mund mos ta kesh te madhe ajo qe merr nga infrastruktura e shtetit social eshte zgjidhje shume me cilesore se sa ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Miri: 10/08/2024 11:01

    Nuk eshte se u rriten rrogat dhe punonjesit do japin me shume, po ato autik do ngelin. Deri sa te kthehen shqiptaret, deri sa te vijn indian e kinez te punojn ketu. Me keto gjysmak shkolla qe po dalin sot brezi ri; eshte e pa shprese

    Përgjigju
  • Ekonomia: 10/08/2024 10:43

    Eshte e afert dita kur pastrueset do paguhen me shume se kokat boshe ne TV. Opinioniste gjen edhe jashte shteti me skype por per te pastruar banjen duhet talent lokal.

    Përgjigju
  • Turi: 10/08/2024 10:37

    Keni te drejte qe rrogat duhet te shkojne 1000€?por kur njerezit vijne ne restorante dhe hotele i duan cmimet te lira fare . Taksat jane rritur cdo gje ka shkuar ne stratosfere kurse te cmimet e turizmit kane prb , si mund te zgjidhet ?

    Përgjigju
  • Gramatik: 10/08/2024 09:26

    Eshte "plakja", nuk eshte "mplakja". Ku trapin e keni pare mplakje?!?!

    Përgjigju
    • Gjuha Shqipe: 10/08/2024 12:52

      Eshte e drejte mplakje.informohu.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?