Dashamir Tahiri

Nga Leskaj, te Tahiri dhe Shehaj! Zbulohet lista me propozimet e degës së PD-Vlorë për deputetë

22 Korrik 2020, 15:27| Përditesimi: 22 Korrik 2020, 15:31

  • Share

TIRANE-Degët e Partisë Demokratike në rrethe i kanë dërguar selisë blu emrat e propozuar nga grupetseksionet, anëtarësia të kandidatëve për deputetë.

Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili ka mundur që të sigurojë listën e propozimeve nga dega e PD-së në qytetin bregdetar.

Dega e PD-së në Vlorë ka propozuar; Bujar Leskajn, Nadire Mecorapajn, Dashamir Tahirin, Agron Shehajn, Edmond Fetahun, Hysni Sharrën, Alta Hazizin, Nada Daullja, Lorenc Danajn dhe Fatbardh Kadillin.

Emri surprizë në listë ashtu sikur raportoi Report Tv pak ditë më parë është ish-kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj i cili rezulton se është propozuar nga më shumë grupseksione. Leskaj ka qenë më parë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, Nadire Mecorapaj dhe Agron Shehaj kanë qenë ish-deputetë demokratë, po ashtu edhe Fatbardh Kadilli, ndërsa Dashamir Tahiri vjen nga komuniteti çam.

Komento

Komente

  • Ps vlore: 23/07/2020 00:22

    Keta jane emrat me integritet qe ka nxjerr pd, me motren e trafikantit te droges Nadire Mecorapaj prototipja e turpit te listes se 2017, Danaj qe abuzon me studentet e i denoncuar ne prokurori per diplome fallco ne greqi, apo Halta Azizi gazetarja e tv amantia ne 97 turpet e saj Nuk kane te sosur me motren punojse seksi ne itali, ta gezoj pushtetin Edi Rama

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 22/07/2020 20:03

    Basha dhe sali berisha po e deshmojne se nuk mund te ndahen nga krimi dhe kriminelet,sepse ishin komandant te tyre prandaj vetem vitet nderrojne dhe vesha kurse kriminelet mbeten te njejt,vetem kur te zhduken sali berisha,basha dhe kriminelet qe jane afer tyre PD ndoshta do ta gjeje veten ose shqiptaret do ta kujtojne si partine komuniste,me kriminel te njejte qe vetem kemishat nderruan.

    Përgjigju
  • Reagim: 22/07/2020 17:39

    Ju lutem jo kandidat si Bujar Leskaj. Eshte i korruptuar dhe ka lidhje me bandat. Nuk e njoh personalisht, por vetem si figure publike. Duhet te largohet nga jeta publike. Ka qene ne deputet, minister. Po ka patur ndonje ide per ta provuar e ka patur kohën. Ju lutem mos na mbani mbrapa. Vendosni kandidate te rinj. Vendosni profesora, figura qytetare dhe intelektuale. Vendi behet me dije dhe shkence. Nuk vazhdojme dot më me lider tribal, qe nga njera ane sillen si intelektual nga ana tjeter bashkepunojne me bandat dhe krimin.

    Përgjigju
  • Miku: 22/07/2020 17:09

    Dash Tahiri ordiner i '97 qeperfiton ne emer te cameve Agron Shehaj pseudo biznesmen qe po ben pallatin ne Bolzano me djersën e popullit shqiptar Lorenc Danaj pedagog i korruptuar i Llakatundit T'a gezoj PD pushtetin Kokat e politkaneve mbase haen si te PD si te PS e LSI se meruan nje popull te tere

    Përgjigju
  • Turi: 22/07/2020 16:08

    PD ne Vlore gjithmone numrin qe kane shpikur Arabet do te mari 0

    Përgjigju
    • Landi: 23/07/2020 02:00

      Shumë mirë Turi!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?