EKSKLUZIVE/Nga manipuluesit e votave te gjyqtarët, 37 qokat e fundit të Ilir Metës me nënshtetësinë një ditë para hyrjes në fuqi të ligjit të ri

17 Tetor 2020, 18:54| Përditesimi: 18 Tetor 2020, 08:55

  • Share

Presidenti Ilir Meta nuk u është ndarë qokave me lëshimin e nënshtetësive shqiptare për njerëz anonimë dhe personazhe të lidhur me histori krimi, korrupsioni dhe këngëtarë damash, deri në orët e fundit të skadimit të ligjit të vitit 1998, duke përdor gjithnjë në mënyrë abuzive një hapësirë në këtë ligj, ku në raste të veçanta parashikohet dhënia e shtetësisë, edhe pa plotësuar kushtet dhe pa ndjekur procedurat, nëse kërkuesi përbën interes kombëtar për Shqipërinë, pra është personalitet i shquar. Në 13 tetor 2020, vetëm një ditë para hyrjes në fuqi ligjit të ri, i cili i jep fund historisë së dhënies së nënshtetësive si të ishin tesera partie, Presidenti Ilir Meta, me dekretet nr. 11779 dhe 11780, ka pajisur me nënshtetësi shqiptare 37 persona të tjerë, me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa zbatuar protokollin e sigurisë, me pretendimin se janë ‘asete kombëtare’.

Në 29 shtator 2020 është botuar në Fletoren Zyrtare ligji i ri nr. 113/2020, për dhënien e nënshtetësisë, i miratuar fillimisht në korrik 2020, i kthyer nga Ilir Meta në gusht dhe i miratuar sërish nga Kuvendi, pa asnjë ndryshim në shtator 2020. Ligji merrte fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pikërisht në 14 tetor, ndërsa Meta ka firmosur dekretet në 13 tetor, duke i shpëtuar përfituesit nga procedura e verifikimit që parashikon ligji i ri. Ashtu si lista me 382 emra të botuar nga Shqiptarja.com., edhe listat e fundit, përmban tre-katër personalitete që e meritojnë vërtetë shtetësinë pa procedura të stërzgjatura, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz anonimë dhe personazhe të implikuar në skandale.

Konkretisht, në 13 tetor 2020, Ilir Meta i ka dhënë me urgjencë nënshtetësinë shqiptare si ‘aset kombëtar’, Alban Shalës, një militant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i arrestuar për manipulim të votave në Runik të Skenderajt. Në emër të interesit madhor kombëtar, Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë edhe gjyqtarëve Lumni Sallauka, Arsim Hamzaj dhe Valon Totaj. Pa zbatuar procedurën e rregullt ligjore, Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare edhe Valdet Gjinovcit, kreu Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, i lakuar në Prishtinë pas zbulimit të skandalit të hyrjes së mishit jashtë standardeve në Kosovë.

Edhe në këtë listë nuk mungojnë këngëtarët e dasmave dhe tallavasë, të cilët sipas Ilir Metës janë ‘asete kombëtare’ dhe ‘heronj’. Ata janë Granit Hyseni, këngëtar dasmash, Afërdita Ramiz Janova, (Demaku), këngëtare dasmash dhe tallavaje si dhe Shkëlzen Morina këngëtar. Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë në limitet e skadimit të ligjit të vjetër edhe Arian Mavriqit, vrojtues shpendësh.

Qokat e fundit të Ilir Metës rrëzojnë edhe një herë reagimet e Presidencës kundër investigimit të Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ''familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë''.

E vërteta rezulton se në listën e gjatë të emrave që Ilir Meta i ka pajisur me nënshtetësi në bazë të pikës 7 të nenit 9 të ligjit, ka disa personalitete shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia që e meritojnë nënshtetësinë dhe justifikohet zbatimi i kësaj pike. Por, mbi 90 % e kësaj liste përbëhet nga persona anonimë dhe njerëz të dyshimtë, të cilëve u është gjendur Ilir Meta, për të marrë nënshtetësinë shqiptare dhe për ta përdorur për qëllime që nuk kanë asnjë lidhje me interesin kombëtar të Shqipërisë.

Ligji për shtetësinë i vitit 1998, në nenin 9, parashikon që shtetësinë shqiptare mund ta fitojnë personat që kanë banuar ligjërisht në Shqipëri, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet, kanë një banesë, kanë të ardhura të mjaftueshme, të mos kenë qenë të dënuar me jo më pak se 3 vjet heqje lirie dhe se pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë.

Pika 7 i nenit 9, bën një përjashtim për raste shumë të veçanta, duke parashikuar që “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.

Edhe rastet e veçanta, kjo pikë i ka kushtëzuar me zbatimin e pikës 6 të nenit 9, e cila parashikon zbatimin e protokollit të sigurisë dhe për rrjedhojë vënien në lëvizje të Ministrisë së Brendshme, e cila ka kapacitetet për të kryer verifikime.

Nga investigimi i Shqiptarja.com, Ilir Meta ka shkelur në çdo rast pikën 6 të nenit 9 të ligjit si dhe ka abuzuar në mënyrë flagrante me pikën 7, duke u dhënë nënshtetësinë personazheve të dyshimtë, të cilët i ka paraqitur si familjarë dëshmorësh, heronj dhe personalitete të kombit.

Ndërkaq, ligji i ri që ka hyrë tashmë në fuqi, i jep fund kësaj historie, pasi parashikon ngritjen e një strukture të posaçme në Ministrinë e Brendshme për verifikimin e personave që kërkojnë nënshtetësi si raste të veçanta. Pikërisht për këtë arsye, Meta kundërshtoi ligjin e ri, duke e kthyer mbrapsht me dekret.

Personat që u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta në 13 tetor 2020 si ‘asete kombëtare’ duke anashkaluar procedurat ligjore

Dastid Sadri Ferati

Afërdita Ramiz Janova (Demaku)

Besnik Hashim Janova

Besnik Musa Jakupi

Driton Adem Hysenaj

Granit Bujar Hyseni

Arian Tafil Mavriqi

Alban Isaj Shala

Artan Mursel Behrami

Delfina Osman Krasniqi Behrami (Krasniqi)

Ardian Nue Kolaj

Arta Xhevdet Hasimja Efendija (Hasimja)

Behar Fehmi Efendija

Valdet Ahmet Gjinovci

Ngadhnjim Rexhep Kastrati

Xhevat Azir Syla

Astrit Tosun Kryeziu

Xhavit Ali Aliaj

Ilir Hajrush Shala

Fisnik Skender Korenica

Dren Zija Doli

Adriatik Flamur Kelmendi

Lumni Halil Sallauka

Arsim Sylejman Hamzaj

Valon Sejdullah Totaj

Armend Aziz Podvorica

Veli Bajram Hoti

Anton Nikollë Selitaj

Enver Shaban Selimi

Dorontina Rexhep Ponxha

Ruzhdi Qazim Krasniqi

Fisnik Vehbi Gecaj

Besnik Abdyl Xhemaili

Rezarta Ismet Jakupi (Zeka)

Armend Rexhep Jakupi

Dorina Armend Jakupi

Shkelzen Hazir Morina

Dy dekretet e fundit të Metës për dhënie nënshtetësie në emër të interesit kombëtar 
Dy dekretet e fundit të Metës për dhënie nënshtetësie në emër të interesit kombëtar 

Botimi i ligjit të ri për shtetësinë në Fletoren Zyrtare

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare në raste të veçanta sipas ligjit të ri 

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare sipas ligjit të vjetër, përfshirë edhe raste të veçanta 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 18/10/2020 16:12

    Po te mos ishin kosovaret dhe emigracioni i kosoves ne periudhen 1997-2000 ky vend do te vdiste per buke. Do kishim marre leckat neper evrope te gjithe 3 milione e gjysem shqiptare. Merruni me ghera me te mencura. Po helbete keshtu ne kane sunduar se kemi qene njeri kunder tjetrit.

    Përgjigju
    • lemi: 19/10/2020 10:39

      rrace muti ajo e kosovareve...plera qe martoheshin me goca shqiptare duke pas grua ne zvicer e gjermani. iK OR IDIOT, VAR TI FATIN E SHQIPERISE NGA KOSOVARET NE EMIGRIM.

  • Mali: 18/10/2020 16:03

    Shume mire e ka bere Presidenti. E vetmja gje e sakte qe ka bere Ilir Meta kjo eshte. Te tjerat ja ka fut kot. Nese une do te kisha mundesine te iaha president do te beja wdhe me shume madje do tu jepja shteteaine shqiptare edhe serbeve te Kosoves per "parcondicio". Shume mire. E gjithe ajo liste eshte me shqiptare. Bravo president pa leri kta qe flasin ndryshe. Tre milione pashaporta po te kesh mundesi firmosi. Po edhe pashaporta e Aden Grabovcit ju bezdis??! Nuk eshte ne kete shkrim por ne nje shkrim precedent.

    Përgjigju
  • Ringordhja: 18/10/2020 09:02

    Cojini ne Gjykate Kushtetuese

    Përgjigju
    • Mali: 18/10/2020 16:04

      Cfare gjykate more? Ata jane shqiptar. Keshtu me kete gjuhe nuk flet as Dulja i PBDNJ-se dhe as Vuçiçi.

  • Mark Çuni: 18/10/2020 00:07

    Sa kushton të bëhesh shqiptar?Pesë lekë tufa? Sidoqoftë jepni për sadaka dicka Tedit apo Monikës që kafshon vesh... President Iliri ka nxjerrë tezgën si cdo ditë dhe ulëret me sa ka fuqi: -Pasaporta!Hajde pasaporta të mira,të lira .. të dhira! Presidentit si duket nuk i mjafton rroga dhe nxjerr edhe ndonjë lekë në të zezë. Ka Monikën që kafshon vesh për të ushqyer,fëmijët jashtë shtetit harxhojnë sa të lësh qimet e kokës..Po macet..!?Monika i ka shtuar ato..janë bërë dymbëdhjet mace..! Tedi,menaxheri i presidencës i gjen klientët,të cilët e zgjidhin qesenë dhe i dhurojnë ndonjë qindarkë për nënën Shqipëri. Dhe thonë që Iliri nuk është patriot!?Plot 350 shqiptar i ka shtuar Shqiperise. Nga njëmijë Evro...plotë 350 mijë Evro hynë në vilat e gjirit të Lalëzit. Pa llogaritur ato të Tedit!Shkurt "kërcen qeni i kallajxhiut në presidencë"! Edhe nusja e re moj nusja e re e Prof.Bërthckave na është bërë shpejt e shpejt shqiptare. Pa lere pastaj sa këngëtarë e këngëtare i këndojnë Ilirit dhe Monikës në gjuhë të ndryshme!? Këngë sllave,greke,italiane,të inglizit,sepse Iliri dhe Monika që kafshon vesh janë edhe internacionalistë: -Proletarë,kërcimtar,zbutes shpendësh,k*rvarë mund të bëheni me një herë shqiptarë! Duke kaluar nga menaxher Blushi! Me të vërtetë është marramendëse Shqipëria.Monika që kafshon vesh ulërinë se po ikin shqiptarët nga Shqipëria ndërsa Iliri ankohet se nuk i mjaftojnë kartonët për pasaporta shqiptare.Ka shumë kërkesa!Po vërshojnë grekë,italianë,sirianë.... -Hajde pasaporta!Të mira të lira!Kaloni nga Blushi sa ti mbushi...

    Përgjigju
    • polici: 18/10/2020 11:51

      o ringordhja na hengsh ate qe s"thuhet...jo ate te edit qe i tha sal shpellarit tend por ate te gjatin e mos e mbaro me nje here se te duhet dhe per me vone...meqe nuk te pelqekan sufllaqet

    • Ringordhja: 18/10/2020 09:05

      Bravo Mark, 1 jave sifllaqe per ty! Kontributi qe ke dhene ne luften e kllases ka qene shembullor

  • Autochtonous: 18/10/2020 00:02

    Te gjithe duken mbiemra shqiptar tek kjo lista

    Përgjigju
    • patrioti: 18/10/2020 11:57

      mundet qe jane shqiptare-kosovar-maqedonas e ku di une qe nuk po cajne dot me pashaportat e shteteve te tyre e kerkojne shtetesine Shqiptare per ta dredhur e te bejne ate qe nuk bejne dot me pashaportat e shtetesine e tyre. e degjove qe nje b*th lepirs i sale shpellarit(qe esht ortak me liken sala tani) si puna e frrok cupit ka thene me bindje qe liken po e pergjon dhe CIA se ka dhene pashaporta edhe terrorristave nder kombetare qe jane ne rreth te kuq nga sherbimet sekrete te vendeve te medhaja....e kupton deri ku ka arritur ky legen president?

  • meri: 17/10/2020 21:02

    Ligj-bersit,ligje te tilla i bejne apostafat per te abuzuar,dhe ky,"patrioti"e shfytzoi.Pse nuk e kan ber kete ligj siç i kan vendet EU ? Si u dhenka shtetesia nji personi ,sikur te ishin ndihma karitasi ?..........

    Përgjigju
    • Mali: 18/10/2020 16:06

      Verifikimet i ka bere kosova. Jane te paster dhe patriote. Pse nuk merreni me ata shqiptare qe kane deklaruar qe jane minoritar dhe marrin pensione nga Greqia? Po luftoni shqiptari kunder shqiptarit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?