Një qytetare në Kosovë duke votuar

Kosova & Rajoni
Bota

Nga marrëdhënia me Serbinë te ndikimi i Trump, si i komentojnë mediat ndërkombëtare zgjedhjet në Kosovë

9 Shkurt, 13:18| Përditesimi: 9 Shkurt, 13:31

  • Share

Kosova voton sot për të zgjedhur qeverinë e re, që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Përveç seky proces po ndiqet nga mediat e rajonit, këto zgjedhje po shihen me një vëmendje të madhe edhe nga syri i mediave ndërkombëtare, përfshirë këtu Reuters, Guardian etj.

"Kosova shkon drejt zgjedhjeve të turbullta nga tensionet me Serbinë”, shkruan Reuters, duke shtuar se kandidatët e opozitës do të përballen me kryeministrin Albin Kurti, ku në fokus do të jetë ekonomia, korrupsioni dhe marrëdhëniet me “armikun e vjetër të vendit”, Serbinë.

“Votat në zgjedhjet e Kosovës shihen si referendum për kryeministrin Albin Kurti”, shkruan Al Jazeera, duke nënvizuar se këto zgjedhje shihen si konsideruara si një referendum për kryeministrin Albin Kurti, i cili ka qenë në mosmarrëveshje me aleatët e tij perëndimorë për marrëdhëniet me Serbinë.

AP News e ka kaluar fokusin te marrëdhënia me aleatët perëndimorë dhe te bisedimet me Serbinë, duke shkruar: “Kosova voton për parlamentin e ri pasi ndihma e huaj po pakësohet dhe bisedimet me Serbinë kanë ngecur”.

Kosova shkon në zgjedhje ndërsa hija e Trump duket e madhe”, shkruan Guardian teksa shton se këto zgjedhje që mund të shënojë një udhëkryq në historinë e vendit dhe madje të përcaktojë integritetin e saj të ardhshëm territorial në një botë gjithnjë e më armiqësore.

 “Vendvotimet hapen në të gjithë Kosovën në sfondin e ekonomisë së lëkundur dhe tensioneve etnike. Këto zgjedhje do të jenë si një test kyç për Albin Kurtin citon media e huaj Euronews.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?