Callum Turner dhe Dua Lipa

VIP & Spektakël

Nga martesa me Callum Turner tek planet për t’u bërë nënë, rrëfehet këngëtarja Dua Lipa: Do të doja shumë të kem fëmijë

13 Korrik, 16:07| Përditesimi: 13 Korrik, 16:20

  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka treguar së fundmi se ka shumë dëshirë që të bëhet me fëmijë.

Në një intervistë të dhënë për British Vogue, këngëtarja 29-vjeçare foli hapur për planet e saj personale dhe dëshirën për të krijuar një familje me 35-vjeçarin Callum Turner, vetëm pak javë pasi ai i propozoi për martesë.

“Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di se kur do të jetë momenti i duhur. Si do të përshtatet me punën time, me turnetë… Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendosh,” u shpreh artistja.

Dua ka konfirmuar zyrtarisht edhe fejesën me aktorin, duke u shprehur tejet e emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha këngëtarja. “Vendimi për të plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë, nuk e di… miq më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, tha ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?