“Heroinat” është kënga e fundit e Taynës, dedikuar disa prej vajzave dhe grave që kanë lënë gjurmë në mënyrën e tyre në historinë tonë.
Surprizën e saj për fansat zgjodhi ta sillte më 28 nëntor, në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo gjatë këngës rep përmend disa Mbretëreshën Teuta, Majlinda Kelmendin, Shote Galicën, Marigonën, Nexhmije Pagarushën, Vaçe Zelën Elena Gjikën etj.
“Janë heroina në trojet tona”, këndon ajo, ndërsa gjatë videoclipit ajo ka zgjidhur të veshë një fustan të zi dhe një të kuq, duke nderuar në këtë mënyrë ngjyrat e flamurit tonë