Më shumë se gjysmë milionë njerëz morën pjesë në festimet e kombëtares së Spanjës për titullin e kampiones së Evropës. Të hënën ‘La Roha’ udhëtoi nga Berlini drejt Madridit për të marrë disa nderime dhe për të festuar gjatë me tifozët, të cilët skuqën sheshin e Sibelës.
Fillimisht i gjithë stafi i kombëtares u prit në pallatin mbretëror të mbretit Filipi i 6, i cili bashkë me familjen e tij iu drejtua përfaqësues së drejtuar nga De La Fuente me fjalët ‘faleminderit për atë që na keni dhënë’. Më pas kombëtarja udhëtoi në pallatin Moncloa ku u prit nga presidenti Pedro Sanchez i cili nuk i kurseu superlativat, ndërsa kërkoi edhe më shumë suksese duke iu referuar Botërorit të 2026.
Më tej, me një autobuz të hapur, kombëtarja u nis drejt sheshit Sibeles, duke përshëndetur tifozët që ishin rrugës me trofeun e Evropianit.
Në sheshin Sibeles portat u hapën që në orën 18:00, ndërsa në orën 20:00 askush nuk mund të hyntë më sepse ishte plot. Mediat spanjolle thonë se më shumë se 500 mijë persona ishin në shesh. Nuk mungoi para publikut kënga e bërë e famshme për mbrojtësin Cucurrela, e kënduar nga vetë ky i fundit.
Morata më pas u tregua një kapiten i vërtetë, duke ngjitur në skenë një vajzë të vogël e cila vuan nga kanceri dhe duke ngritur trofeun bashkë me të.