Nga mbrojtja e grave nga burrat në karantinë deri tek fëmijët, vendimet e gjykatave që do lejohen të zbatohen në kohën e epidemisë  

7 Prill 2020, 13:38| Përditesimi: 7 Prill 2020, 13:57

  • Share

Një akt normativ i qeverisë për pezullimin e zbatimit të vendimit të gjykatave nga përmbaruesit, në kuadër të masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga covid-19, ka shkruar në Kuvend. Në relacionin e nismës ligjore, qeveria sqaron se për të evituar maksimalisht grumbullimet dhe kontaktet fizike mes njerëzve, gjatë periudhës së epidemisë, do të lejohet vetëm zbatimi i vendimeve të gjykatave për çështje emergjente. Konkretisht, gjatë periudhës së epidemisë, do të lejohet zbatimi i vendimeve të gjykatave për mbrojtjen e grave që dhunohen nga burrat gjatë karantinës. Do të ekzekutohen nga përmbarimi dhe policia urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes në rastet e dhunës në familje. Gjithashtu, do të zbatohen vendimet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve. 

Do të lejohet zbatimi i vendimeve që lidhen me kujdesin për fëmijët, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të fëmijëve, vendimet për kujdestarinë, birësimin dhe ushtrimin e përgjegjësisë prindërore. Po ashtu, do të zbatohen vendimet për detyrimet për ushqim ndaj fëmijëve nga prindërit që janë ndarë me vendim gjykate. Gjithashtu, sipas aktit normativ do të lejohet ekzekutimi i vedimeve të gjykatave si dhe i titujve ekzekutivë për çështje administrative dhe për çështjet civile, vetëm në rastet kur nga vonesa e ekzekutimit ose e kryerjes së veprimeve procedurale bëhet i pamundur ekzekutimi i këtyre titujve ekzekutivë, pas përfundimit të gjendjes së epidemisë;

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me institucionet e tjera, është duke punuar për të marrë masa të veçanta për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni për shkak të zhvillimit të procedurave të ekzekutimit të titujve ekzekutivë, të zhvillimit të veprimtarisë së ndërmjetësve dhe kryerjes së veprimeve procedurale nga administratorët e falimentimit, si dhe, nga ana tjetër, për të garantuar mbrojtjen e interesave të ligjshme të shtetasve që mund të cenohen për shkak të veprimtarisë së shërbimit përmbarimor, ndërmjetësimit apo administratorëve në procedurën e falimentimit, duke marrë në konsideratë që veprimtaria gjyqësore është pezulluar gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

( Kliko këtu ) Relacioni me shpjegimet e qeverisë për vendimet e gjykatave që do të lejohen të zbatohen në gjatë kohës së epidemisë

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?