Nga Mc Cresha, Capital T, Ylli Limani te Luiz Ejlli, surprizat e koncertit të Natës së Bardhë sonte

29 Nëntor 2023, 14:20| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 09:13

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar surprizën e datës 29 Nëntor, ku do performojnë disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptarë. Përtej ceremonisë protokollare tek Varrezat e Dëshmorëve, Nata e Bardhë do të sjellë artistët më të mirë dhe më të njohur shqiptarë, ku për herë të parë do të bëhen bashkë për një natë të paharrueshme.

Muzika do të fillojë në orën 18:00 me Dj më të mirë shqiptarë, ndërkohë më pas në skenë do të ngjiten këngëtarët. Të parët do të jenë Landi dhe Miri që do të sjellin hitet e tyre më të mira ndër vite. Më pas Stine, Varrosi, Buta, Kida, Samanta, Capital T, Mc Cresha dhe Ylli Limani. Skena do t’i lihet më pas Elgitit dhe Romeos.

Nëse mendoni se surprizat janë kaq, e keni gabim. Në skenën e ndërtuar në sheshin “Skënderbej” do të ngjitet Noizy.

Nuk do të mungojë as Luiz Ejlli për të përshëndetur fansat e tij të shumtë.

Mbrëmja do të mbyllet me një spektakël fishekzjarrësh që do ta bëjnë një mbrëmje magjike këtë 29 nëntor.

Ora 23:13
Elvana Gjata në Sheshin 'Skënderbej' për 'Natën e bardhë'! Performon 'Kuq e zi je ti', mesazhi i saj: Po e këndoj për vendin tonë, që na bën të qeshim e të qajmë!

Elvana Gjata i është bashkuar këtë mbrëmje "Natës së Bardhë" në sheshin "Skënderbej", me një performancë plot energji ku e shoqërojnë dhe të pranishmit. Interpreton disa nga hitet e saj ndërsa në këngën "Loti" fton publikun të këndojë bashkë me të. 

"Kjo këngë më jep forcë sa herë e këndojmë bashkë", u drejtohet këngëtarja.


Kjo dalje publike e këngëtares vjen pas lakimit të emrit të saj në përgjimet e aplikacionit 'SkyEcc", ku prej bisedave të zbardhura (mes ish të fejuarit Ervin Matës, Erzen Breçanit dhe djalit të tij) flitet  për transferimin e 500 mijë eurove nga llogaria e saj.  Të dhëna këto që kanë nxitur SPAK të nis hetim pasuror për artisten.
U duk si mesazh "nën rreshta" lidhur me këtë çështje dhe fjala e saj saj para performancës së këngës  patriotike"Kuq e zi je ti"...


"Po e këndoj këtë këngë për vendin tonë që na bën të qeshim e të qajmë! Por ky është vendin ynë" thotë Gjata ndër të tjera.

Më pas Gjata vijoi performancat e shoqëruar nga këngëtari Ylli Limani.

Ora 19:27
VIDEO/Koncerti për ‘Natën e Bardhë’ në sheshin ‘Skënderbej’, të rinjtë: Kemi ardhur për ndonjë gocë, jo për këngëtarët

 

Në sheshin Skënderbej është organizuar një koncert sonte në kuadër të “Natës së Bardhë” për festën e çlirimit, ku qytetarët mund të hyjnë falas pa bileta.

Të rinj dhe të reja kanë mbërritur në shesh për të dëgjuar këngëtarët e tyre të preferuar por kishte edhe nga ata të cilët u shprehën se në këtë koncert nuk kishin ardhur për të dëgjuar këngëtarët por për të gjetur ‘dashurinë’ e tyre.

“Për Zotin nuk kemi ardhur të dëgjojmë këngëtarët por për të parë ndonjë gocë, ishalla ka”- u shpreh i riu pasi u pyet nga gazetarja e Report Tv.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luigji: 30/11/2023 07:36

    Shum e saktë thenja e këtij çuni! nuk kemi ardhur për këngëtarët por për ndo një goc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?