Eto dhe Messi duke u përqafuar

Nga Mesi te Shevçenko, Eto bën bashkë yjet e futbollit për një ndeshje bamirësie në ‘Meazza’

4 Maj 2022, 14:13| Përditesimi: 4 Maj 2022, 14:15

  • Share

Samuel Eto, ish-futbollisti i Interit dhe Barcelonës, ka vendosur të bëjë bashkë shumë ish dhe yje të këtij sporti për një ndeshje bamirësie.

Për ‘Gazzetta dello Sport’ kamerunasi, i cili është edhe presidenti i federatës së futbollit në këtë vend, ka thënë se ‘Italia është një nga vendet më pak raciste në botë’. Kjo për shkak se ndeshja e bamirësisë kundër racizmit do zhvillohet në stadiumin ‘Guiseppe Meazza’.

Deri më tani kanë konfirmuar pjesmarrjen Lionel Mesi, Karles Pyjol, Uesli Shnajder, Klarenc Sedorf, Françesko Toti, Filipo Inzagi, Andrij Shevçenko, Lilian Turam, por edhe juventini Paulo Dibala. Të ardhurat do të shkojnë për “Slums Dunk”, një fondacion që merret me projekte integrimi nëpërmjet sportit në Afrikë.

Ndeshja në ‘Meazza’ do zhvillohet në datën 23 maj.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?