Në 4 mars 2024, do të përurohet baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë me infrastrukturë moderne për avionët luftarakë të Aleancës, ndërsa sot u montuan 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.
Programi për inaugurimin e bazës siç mëson Shqiptarja.com është i ngjeshur, ndërsa në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.
Gjatë ceremonisë do të ketë gjithashtu edhe një spektakël në ajër të fluturimit të avionëve.
Fjala hapëse do të mbahet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, pas tij do të flasë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Arben Kingji. Pas dy zyrtarëve të lartë të Mbrojtjes në Shqipër, fjalën do ta marrë përfaqësuesja e NATO-s, Stacy. A. Cummings.
Në ceremoni do të mbajë një fjalë përshëndetëse edhe Gjenerallejtënant Juan Sanchez de Lara, Komandanti i Qendrës së Kombinuar të Operacionit Ajror të NATO-s në Bazën Ajrore Torrejón, Spanjë.
Të pranishëm do të jetë edhe ministri turk i Mbrojtjes Yasar Guler si dhe ministri Italian i Mbrojtjes Guido Croseto, të cilët po ashtu do të flasin në ceremoninë e hapjes.
Pas tyre kryeministri Edi Rama do të ketë fjalën përshëndetëse, i ndjekur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa fjala përshëndetëse do të mbyllet nga presidenti Bajram Begaj, i cili është edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Për këtë bazë nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë të investuara nga qeveria shqiptare.
AXHENDA: