Nga moskallëzim krimi në vrasës! Ndryshon akuza për të arrestuarin e vetëm në ekzekutimin e ish-policit Malko

3 Tetor 2019, 15:31| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 16:18

  • Share

TIRANE - Shkon në nëntë numri i të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal në hetim nga Krimet e Rënda për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Pas të dyshuarve shpallur në kërkim, Krimet e Rënda kanë riformuluar akuzën për Bledar Tetën, të vetmin të arrestuar nga moskallëzim krimi, në vrasje e kryer me paramendim në bashkëpunim.

Ky vendim është marrë nga prokurori Behar Dibra, i cili i ka komunikuar të ndalurit akuzën ndërsa i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të caktojë arrest me burg.

Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj, Fatmir Hyseni janë personat e dyshuar si të përfshirë në këtë krim ndërsa prej ditësh janë shpallur në kërkim.

Ekzekutimi i Malkos ndodhi më 27 gusht 2019 në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë dhe nga ajo ditë i vetmi i ndaluar është Teta i cili u zbulua prej automjetit që përdorte dhe kamerat e sigurisë e fiksuan afër vendit ku i vra Santiago Malko, 26 vjeç.

ReportTv ka mësuar se Xhoni Nica, një nga personat e shpallur në kërkim, me anë të avokatit të tij, Alban Qafa, pretendon se kur ka ndodhur vrasja ai ka qenë jashtë vendit.

Provat, si pasaporta dhe biletat, avokati i tij i ka depozituar në prokurorinë e Krimeve të Rënda aty ku do të vlerësohen nëse janë apo jo të vërteta.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?