Nga muret pellazgjik të Kalasë tek kullat e banesat me çardakë, Papastefani skicon Beratin në 123 skica, arkitekti: Ka shumë për të treguar për qytetin 2400-vjeçar

29 Qershor 2022, 16:10| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 16:17

  • Share

Duke u endur rrugicave anës lumit, në kala, por edhe në internier të objekteve të qytetit të një mbi një dritareve, arkitekti Andi Papastefani, sjell Beratin në një kolazh me 123 skica.

 “Është një itenerar, një udhëtim i tjeshtë në lagjet karakteristike dhe në lagjet e tjera. Duke qenë qyteti i vjetër 2400-vjeçar ka shumë për të treguar dhe për të eksploruar . Secili vizitor merr impulset e tij, secili ka atë nivelin e vëzhgimit të vet që merr ose jep impulse ose informacione mbi qytetin”, thotë arkitekti Andi Papastefani.

Pas Tiranës, është i dyti qytet që fikson përgjatë tri viteve të fundit. Çdo skicë realizohet me ngjyra e në jo më shumë se 2-3 orë, pa synuar perfeksion piktorik, e përdor laps, flamastër e pastel.

“Një pjesë prej tyre është bërë në terren, një pjesë e tyre është lënë përgjysmë dhe është vazhduar më vonë për shkak të kushteve atmosferike”, tregon më tej.

Në Berat siç thotë arkitekti, gjen të gjitha llojet e ndërtimeve.

“Ka ndërtime si muret e kështjellës që janë të lashtë, mbi 2 mijë vjeçare. Janë ndërtimet fetare, si kishat dhe xhamitë, dhe ato janë shumë të vjetra dhe historike, janë objekte të kategorisë së parë, të cilat vijnë që prej viteve ‘900. Ka  dhe objekte të reja të 200-vjeçarit të fundit. Ka ndodhur një tërmet që ka ndryshuar fizionominë. Që ka bërë arkitekturën e Beratit më të lehtë, më transparente. Kemi edhe ndërtimet e pas Pavarësisë së Shqipërisë, që gjithashtu janë një kapitull i rëndësishëm për t’u studiuar akoma në qytetin e Beratit”, shton më tej.

Në siluetën e një lagjeje, rrugicat e banesat tipike me çardak, në skica, ngrënë krye diferencat e ngjashmëritë me qytetet e tjera të vendit, por edhe më gjerë në Ballkan.

“Kemi disa banesa tip kulle të cilat janë më të vjetra, më origjinale. Këto kanë qenë para tërmetit, por kemi dhe tipe të tjera të lidhura kryesisht me terrenin. Banesa që futen perpendikular në terren, që lidhen me shkëmbinjtë që janë ndërtuar në vende të ngushta duke kursyer terrenin dhe njëkohësisht duke krijuar edhe ansamble që është gjëja më e vështirë dhe më interesante. Objektet më të vjetra janë muret e Kalasë, mure pellazgjikë të dimensioneve të mëdha. Po ashtu portat e Kalasë janë objektet më të vjetra në këtë grup skicash”, tregon arkitekti.

Ben Andoni, Skënder Luarasi e Dritan Çoku, janë bashkudhëtarët e tjerë që plotësinë tablonë historike të Beratit.

“Është kompozuar jo vetëm si udhëtim i një udhëtari të vetëm që skicon, merr e jep impulse me qytetin, por edhe si një bashkëbisedim virtual me autorë të tjerë në hyrje të objektit”, shprehet Papastefani.

Qyteti i ardhshëm, që do të skicohet nga autori është Gjirokastra.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?