Gjykata Kushtetuese

Nga muret te sistemi i kondicionimit, 8.1 milionë lekë tender për rikonstruksionin e Gjykatës Kushtetuese

14 Qershor, 23:01| Përditesimi: 14 Qershor, 23:08

  • Share

Agjencia e Prokurimit Publik ka publikuar një tender për rikonstruksionin e godinës së Gjykatës Kushtetuese. Fondi limit për rikonstruktimin e godinës është përcaktuar në vlerën 8.166.266 milionë lekë. Afati i paraqitjes së ofertave është deri më datë 24 qershor.

Për rikonstruktimin e godinës, referuar dokumenteve të tenderit, specifikimet teknike janë nga projekti zbatimit, punimet prishje dhe transport, muret, patinime lyerje, rrjeti i instalimeve elektrike, të telefonisë, dhe internetit si dhe rrjeti i instalimeve hidraulike.

Ndërkohë ndërhyrje do të bëhen dhe në ndriçim tavanor, shtrim parketi, grila të brendshme e të jashtme si dhe sistem kondicionimit.

Në përcaktimin e kritereve, kontraktori duhet të përcaktojë me detaje fazat e punimeve për parashikimin e afateve kohore të realizimit të punimeve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/06/2024 01:59

    Fasada duhet te ruhet e te respektohet,sepse eshte pjese e grupit historik te bulevardit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?