Presidenti i zgjedhur i SHBA Donald Trump ka zgjedhur t’u besojë postet kyçe në administratën e tij të dytë atyre që ishin ndër mbështetësit e tij më të fortë gjatë fushatës zgjedhore.
Më poshtë renditen disa nga figurat kryesore dhe më të njohura.
-Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Rubio është 53 vjeç dhe është një figurë e njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës, Kubës dhe Iranit. Ai ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit të Inteligjencës në Senat dhe si anëtar i Komisionit të Çështjeve të Jashtme.
-Sekretarja e Drejtësisë Pam Bondi. Bondi është 59 vjeç, ishte prokurore e përgjithshme e Floridës nga viti 2011 deri në vitin 2019, konsiderohet si një nga mbështetësit më besnikë të Donald Trump dhe gjithashtu u shfaq në krah të tij në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.
-Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth. Hegseth, 44 vjeç, është bashkë-prezantues i programit 'Fox & Friends Weekend' te Fox News Channel. Gjatë viteve ai ka krijuar një miqësi të fortë me Trump, i cili ka qenë i ftuar disa herë në emision. Hegseth shërbeu në Gardën Kombëtare nga 2002 deri në 2021, duke shërbyer në Irak dhe Afganistan.
-Sekretare për Sigurinë e Brendshme, Kristi Noem. Ajo është 52 vjeç, është një konservatore e njohur që ka përdorur dy mandatet e saj si guvernatore e Dakotës së Jugut.
-Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Robert f. Kennedy Jr. Ai është 70 vjeç, kandidoi për president fillimisht si demokrat, më pas si i pavarur dhe në fund mbështeti Trump.
-Sekretari i Brendshme, Doug Burgum, Guvernatori i Dakotës së Veriut, ai është 68 vjeç. Burgum është një ish- kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale. Pas tërheqjes së tij nga gara, ai mbështeti Donald Trump dhe ishte ndër kandidatët më të mundshëm për nënpresident verën e kaluar.
-Sekretarja e Sigurisë Kristi Noem. Ajo është 52 vjeç, është një konservatore e njohur që përdori dy mandatet e saj si guvernator i Dakotës së Jugut për të arritur një pozicion të spikatur në Partinë Republikane.
-Sekretari i Bujqësisë, Brooke Rollins, ish- ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, 52 vjeç. Rollins drejton Institutin e Politikave të Parë të Amerikës dhe ishte drejtor i Zyrës së Inovacionit gjatë mandatit të parë të Trump.
-Sekretari i Energjisë, Chris Wright. Ai është një donator i fushatës Trump dhe ekzekutiv i industrisë së karburanteve fosile. Një emërim që konfirmon dëshirën e Trump për t'u fokusuar shumë në lëndët djegëse fosile.
-Sekretari i Transportit, Sean Duffy, ish kongresmen i Wisconsin nga viti 2011 në 2019, më pas ishte një prezantues televiziv për kanalin Fox Business
-Sekretari i Çështjeve të Veteranëve, Doug Collins. Ai është një ish kongresmen republikan nga Gjeorgjia, i cili u bë i njohur për mbrojtjen e Trump gjatë gjyqit të parë të shkarkimit. Ai gjithashtu ka shërbyer në ushtri.
-Departamenti për Efikancën e Qeverisë, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy. Musk është pronari i Tesla-s.