TIRANË- Nesër ( e hënë 27 prill) do të filloj shërbimi taksi vetëm për lëvizjet brenda qytetit do të fillojnë, megjithatë nën masa të rrepta sigurie, për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Ky vendim vjen s një masë lehtesëse e marrë nga qeveria, në një kohë ku sipas ekspertëve të Komitetit Teknik kurba e të infektuarve në Shqipëri është e butë.
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës janë nxjerrë urdhrin se si do të funksionojë shërbimi Taksi, ku thuhet se fillimisht shoferi dhe pasagjeri duhet të jenë të pajisur me maska, doreza dhe dezinfektant si dhe duhet të shmangen kontaktet fizike.
Ndërkohë nuk do të lejohet më shumë se një klient në taksi dhe ai duhet të ulet mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit, përjashtim nga ky rregull bëjnë vetëm rastet nga e njëjta familje dhe të shoqërimit me të mitur apo persona me paaftësi.
Gjithashtu një tjetër pikë që duhet respektuar është edhe ajrosja e mjetit në mënyrë natyrale pra kondicioneri duhet të jetë i fikur dhe dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur.
Duhen respektuar gjithashtu edhe kërkesat e ministrisë së Shëndetësisë për të mbuluar gojën dhe hundën me një pecetë ose bërryl kur kolliten apo kur teshtin, si dhe të shmanget prekja e syve, hundës ose gojës me duar të palara. Rregulla duhet të ndiqen edhe për pagesën e udhëtimit, pasi shoferi pas pagesës me kartë apo cash, shoferi dhe pasagjeri duhet të dezinfektojnë duart.
Ndërkohë shoferi pas çdo pasagjeri, duhet të dezinfektojë: timonin, dorezat e dyerve të mjetit, sediljet, rripat e sigurimit, kontrollet e dritareve, butonin e bagazhit.