TIRANË- Nga data 1 gusht, në ekranin e Report Tv, shikuesit do të kenë mundësi për të ndjekur një emision dedikuar lajmeve ‘lifestyle’, me informacione më të fudit nga showbiz-i shqiptar, por edhe ai i huaj.
Trendet më të fundit të modës, hitet e verës, truke për t’ua bërë sa më të lehtë përditshmërinë tuaj do vijnë çdo të diel në orën 20:35 në ekranin e Report TV me Rep-Pop.
Me autore dhe gazetare Joana Gjika, për rreth 30 minuta, shikuesit e Report Tv tashmë do të kenë një dritare të re informacioni në “Rep-Pop”, ku fokusi do të jetë argëtimi dhe informacionet soft.