Sociale

Nga nesër rriten temperaturat, Anira Gjoni për Report Tv: Të shtunën deri 39 gradë

24 Qershor, 12:56| Përditesimi: 24 Qershor, 13:12

  • Share

Qershori do të mbyllet me temperatura deri në 39 gradë, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave. Rritja e temperaturave nis nesër me 36 gradë.

Në ‘Sot Live në Shqipëri’ Anira Gjoni tha se qytetet më të nxehta do të jenë Berati, Fieri dhe Gjirokastra.

Gjoni më tej shtoi se këto rritje temperaturash gjithashtu rrisin rrezikun e zjarreve në vend.

Fieri është qarku me më rrezik të lartë për zjarre, por këtu nuk përjashtohen as vendet e tjera përfshirë këtu: Vlorën, Gjirokastrën, Shkodrën, Kukësin, Lezhën, Elbasanin.

Sa i përket reshjeve Gjoni nënvizoi se gjatë këtyre ditëve të fundit të qershorit dhe javën e parë të korrikut nuk do të kemi.

"Nuk presim të kemi reshje. Temperaturat vijojnë të qëndrojnë 3-6 gradë mbi normat, ku edhe java e parë e korrikut do të jetë e nxehtë", tha Gjoni.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?