Jemi në prag të Vitit të Ri 2021 e rrethanat jo të zakonta të imponuara nga pandemia, bëjnë që festimet të përqendrohen në ambientet familjare. Një mënyrë e mirë për të kaluar orë të këndshme e argëtimi është edhe përmes kinematografisë. Ndër filmat që mund t’i shkonin përshtat këtyre ditëve, ju sugjerojmë 5 tituj.
“Harry, të prezantoj me Sally-n”
“Harry, të prezantoj me Sally-n” është një komedi e vitit 1988, e regji të Rob Reiner. Filmi, tregon historinë e Harryt dhe Sallyt, të interpretuar nga Billy Crystal e Meg Ryan, dhe të raportit të tyre të ngushtë miqësor që do të transformohet në një histori dashurie. Edhe skena e famshme e deklaratës së dashurisë, që konsiderohet si një nga më të bujshmet e kinematografisëështë ambientuar përgjatë Vitit të Ri, në New York.
Dashuria nuk shkon me pushime
“Dashuria nuk shkon me pushime” është një film i vitit 2006 me regji të Nancy Meyers (Nansi Myers). Amanda, një regjisore amerikane e Los Angeles dhe Iris, një gazetare britanike, vendosin të shkëmbejnë shtëpitë gjatë periudhës së Krishtlindjeve për t’ia mbathur nga zhgënjimet e tyre sentimentale. Në fund Amanda do të gjej jo vetëm burrin e ëndrrave të saj por edhe një familje të re me të cilën mund të festojëVitin e ri në një fshat të largët në Agnli.
“Viti i Ri në New York”
“Viti i Ri në New York”, është një film i 2011-ës me regji të Gary Marshall. Ashtu si perceptohet në titull ky film ambientohet në Neë York, në vigjilje të Vitit të Ri, ku disa njerëz presin vitin e ri duke dashur të rregullojnë gabimet e vjetra, në shoqëri të miqve të vjetër ose pranë njerëzve të dashur, por çdokush do të gjej një motiv për të festuar vitin që do të vijë.
Të mos e lëshojmë veten
“Të mos e lëshojmë veten” me regji të Pascal Chaumeilështë një film që frymëzohet nga romani i Nick Hornby. Gjatë fundvitit takohen katër të panjohur në majë të një ndërtese angleze, e njohur si Shtëpia e Vetëvrasjeve, me idenë e përbashkët e vetëvrasjes. Martin, Maureen, J.J e Jess kur gjenden nëçatinë e pallatit, vendosin të ndahen nga njëri-tjetri për 6 javë dhe të ritakohen për të parë se si kanë evoluar jetët e tyre.
Misteri i Henri Pack
Misteri i Henri Pack me regji të Rémi Bezançon, ka në qendër një autor të një romani të jashtëzakonshëm, zbukuruar rastësisht në një bibliotekë misterioze në zemër të Anglisë, librat e të cilit janë bërë në një kohë shumë të shkurtër bestseller, rezulton të jetë zhdukur dy vite më parë. Vejusha betohet të mos e këtë parë kurrë të shkruajë përtej listës së shpenzimeve. Kështu, kritiku letrar Jean Michel Rouche (Fabrice Luchini) nis të hetojë. Merr kështu jetë një komedi brilante plot ngjarje të papritura